phone
069 3636877

 

image

Pranvera ne Selanik
dhe Stamboll

 

Tur 5 ditor, Nisja me daten 08.04.2015

Vetem 189 €

Akomodimi
Mengjesi
Darka ne Selanik me buzuqi
Transporti komod max 16 persona
Siguracioni shendetesore
Shoqerimi ne shqip

 

Lexo me shume

 

image

Tur në Beograd

 

Tur 3 ditor, Nisja me daten 10.04.2015

Vetem 179 €

Akomodim
Transport komod max 16 pers
Mengjesi dhe darka
Siguracioni shendetesore
Shoqerimi ne shqip gjate gjithe kohes

 

Lexo me shume

 

image

Tur në Bansko
(Bullgari)

 

Tur 4 ditor, Nisja me daten 09.04.2015

Vetem 179 €

Akomdim, Mengjes + darke
Transporti komod max 16 pers
Shfrytezimi i te gjitha ambjetnteve te hotelit
Pishine,Sauna, Xhakuz, fitness, Salla lojrash si dhe ambjentet per femije
Shoqerimi ne shqip, Siguracioni i shendetit

 

Lexo me shume

 

image

Çdo fundjavë në Valbonë

Ju do te keni mundesine te shihni luginen e Valbones dhe qytetin e bukur te Prizrenit dhe Gjakoves me carshine e saj si dhe te shijoni gatimet e mrekullueshme gjakovare.

 

image

Turi i Selanikut dhe Stambollit

Dita 1: Nisja nga Tirana ne mengjes drejt Korces dhe pikes kufitare te Kapshtices. Bejme ndalesen e pare ne Pogradec ku dhe pijme kafen e mengjesit dhe me pas vazhdojme rrugen drejt Selanikut, Pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme udhetimin ne drejtim te Selanikut, Ne mbremje mberrijme ne Selanik ku dhe akomodohemi,dhe shijojme nje darke me Buzuqi, (muzike live) dhe me pas, shetitje e lire.
Dita 2
: Pas mengjesit, na pret nje dita e ngjeshur me vizitat ne vendet me te bukura te Selanikut qe nga kulla e bardhe, Harku i Triumfit, qyteti i lashte ne qender e keshtu me radhe, Me pas nisemi menjehere ne drejtim te Stambollit, Rruga shpalos pamje magjepse te bregdetit deri ne kufirin me Turqine, Ne mbremje jemi ne Stambollin e dy kontinenteve, Akomodohemi ne hotel dhe shetitje e lire.

Dita 3
: Nje mengjes i forte dhe nisemi menjehere ne pikat me te vizituara te Stambollit: Xhamia Blu, Ura e Bosforit ku dhe do te kalojme ne kontinentin Aziatik gjate nje shetitjeje me anije, Vizitojme metrone e re qe kalon nen det nga Europa ne Azi si dhe ujembledhesin e madh te Stambollit qe gjendet nentoke i ndertuar ne kohen sulltan Mehmetit ku dhe ndodhet pikenisja e rruges Egnatia. Me pas mund te vizitoni Kishen e Agiosofias , Pazarin e madh te famshem te Stambollit dhe ne mbremje shetitje e lire.

Dita 4
: Pas mengjesit, marim rrugen e kthimit. Bejme nje pushim relaksues., Pasdite arrijme ne qytetin e bukur bregdetar te Kavalles, akomodohemi ne hotel dhe me pas, shetitje e lire.

Dita 5
: Shijojme nje menjgjes ne breg te detit dhe nisemi menjehere per ne shtepine tone te dashur qe na ka munguar prej disa ditesh, duke mare me vete mbresat me te mira te udhetimit qe lame pas.

 

image

Turi i Beogradit

Dita 1: Nisemi ne mengjes nga Tirana ne drejtim te pikes kufitare te Morinit,ndalesa e pare buze liqenit te Fierzes shijojme kafen e mengjesit me nje pamje magjepese te liqenit e kodrave qe e rrethojne.Pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme rrugen per ne Gjakove e me pas Peje,i ngjitemi bjeshkeve te Rozhajes deri ne kufirin me Serbine.Qyteti i pare ne Serbi eshte Novi Pazari me pas Nish dhe dalim ne autostrade.Mbasdite para nesh shfaqet Beogradi me dy lumenjte Saven dhe Danubin,akomodohemi dhe shijojme darken ne qender te Beogradit.

Dita 2: Shijojme mengjesin dhe fillojme pa humbur kohe te vizitojme qytetin,Kalaja e Kalemajdanit eshte objekti i pare qe ne do te eksplorojme nga aty kemi dhe nje pamje fantastike te Beogradit te ri dhe te dy lumenjeve Save dhe Danub,me pas i drejtohemi ne kembe shetitores se famshme te Beogradit deri te rruga e shkodraneve,me pas kalojme dhe te sheshi i shqipetareve,si dhe ndertesat e parlamentit te presidentit,pastaj kalojme ne Beogradin e ri qe eshte madheshtore duke kaluar nga ura e re e varur me emrin Sava,se fundemi vizitojme dhe kishen e Saves me e madhja e llojit te vet e besimit Ortodoks.Mbasite kthehemi ne hotel relaksohemi dhe ne darke shetitje e lire pasi kemi shijuar darken.
Dita 3: Pas mengjesit te forte marim rrugen e kthimit nga autostrada drejte Prishtines ku dhe mund te ndalojme sipas kohes ose vazhdojme rrugen per ne Atdhe, mbasdite jemi ne kryeqytet me mbresat me te mira per udhetimin qe sapo lame pas dhe me deshiren e madhe per te qene perseri pjese e udhetimit te radhes me Albanian Tours.
 

 

image

Turi në Bansko

Dita 1: Nisja nga Tirana ne mengjes dhe ndalesa e pare ne Pogradec ku dhe pime kafen e mengjesit. Vazhdojme rrugen per ne piken kufitare te Tushemishtit dhe mbas kryerjes se formaliteteve kufitare i drejtohemi Manastirit te famshem te gjuhes dhe alfabetit tone ku edhe bejme nje vizite e shkurter. Me tej, vazhdojme udhetimin ne drejtim te Bullgarise. Pas nje udhetimi piktoresk, mbasdite arrijme ne Bansko, akomodohemi dhe relaksohemi ne pishine, sauna, xhakuz, fitnes. Me pas shetitje e lire.

Dita 2: Pas mengjesit kemi vizita ne qytet dhe me pas ne natyren e mrekullueshme perrreth. Me vone, kthehemi ne hotel ku dhe relaksohemi dikush ne pishine apo sauna, xhakuz e keshtu me radhe. Ne darke, sipas deshires, mund te ndiqet dhe mesha ne Kishen e Banskos.
Dita 3: Mengjes i forte sepse do te kemi nje eskursion te lehte ne kembe ne natyren e mrekullueshme te Banskos. Gjate rruges pushime te shkurtra, nje volejboll apo futboll relaksues sipas preferencave. Mbasdite kthehemi ne Hotel ku dhe relaksohemi ne pishine dhe ambjentet e tjera relaksuese qe ofron Hoteli. Ne darke, sipas deshires, behen vizitat ne kishen e Banskos ku dhe organizohet mesha e pashkeve.
Dita 4: Nisemi per ne atdhe pasi kemi shijuar mengjesin ne hotel. Gjate rruges behen ndalesa relaksuese per kafe dhe mbasdite jemi ne shtepi me mbresat me te mira per udhetimin qe sapo kemi lene pas.