Logo ISSAT

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Kursi i Trajnimit (2 – javor) : “PROKURIMET PUBLIKE

Në datën 2 Shkurt 2015 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Kursi i Trajnimit “PROKURIMET PUBLIKE “

(Prokurimi publik është një proçes i pranishëm në të gjitha institucionet e administratës publike dhe njëkohësisht një proces i pranishëm edhe në aktivitetin e sektorit privat, në këtë kontekst njohja e tij merr vlerë dhe rëndësi të veçantë. Rregullat e prokurimit publik, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë. Parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e prokurimit publik, terminologjia, konceptet, parimet dhe teoritë më të rëndësishme të përdorura në fushën e prokurimit publik; proçedurat e prokurimit publik në kuadrin e legjislacionit shqiptar të prokurimit publik; rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi; proçedurat e rishikimit të prokurimit publik; ligjshmëria e veprimeve në procedurat e prokurimit publik.)

Kursi do të drejtohet nga: Dr.Klodiana CankjaImage

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT” e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Kohëzgjatja e kursit do të jetë 2 javë;
Frekuentimi: tre herë në jave; e hënë, e mërkurë, e premte (17:30 – 20:00)

Kursi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim:

CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]