ABC Trainings

Deshironi të bëni një prezantim mbresëlënës, efektiv dhe goditës
Të organizoni dhe prezantoni sa më mire idetë tuaja
Të përdorni mjetet dhe format e duhura për një impakt sa më të madh
Apo…
Po mbroni një ide, jeni duke shitur tek një klient
Po prezantoni një projekt ose një biznes plan

ABC Trainings
Ju fton të merrni pjesë në trajnimin me temë:

“Zhvillimi i Aftësive Prezantuese”

Datë 22-23 Dhjetor 2014 – Ora 16:30-20:30

Ky trajnim është shumë efektiv për:

  • Manaxherët e të gjitha niveleve – Marketing, Shitje, Burime Njerëzore, Financë etj.
  • Për administratorët ose drejtuesit e kompanive.
  • Për cdo individ ose student – master, doktoraturë.

Lektor në këtë trajnim do të jetë Phd. Candidate, Z. Altin Sholla. Ai vjen me  një eksperiencë 10 vjecare në fushën e komunikimit në biznes me fokus shitjen dhe marrëdhënien me klientët, në pozicione drejtuese dhe manaxheriale në disa prej institucioneve Ndërkombëtare Bankare që operojnë në Shqipëri. Gjithashtu që nga viti 2007 është i angazhuar edhe si  Pedagog i jashtëm  pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, në lënden Manaxhim Strategjik. Ai ka realizuar një sërë trajnimesh me kompani të mirënjohura në fushën e trajnimeve B2B (biznes me biznes).

Ky trajnim kushton 50 EUR/person pa TVSH ku janë të përfshira pushimet e kafes, si dhe të gjitha materialet e trajnimit. Në fund të sesionit të trajnimit do të shpërndahen edhe certifikatat e pjesëmarrjes.

Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave tek “Hotel Doro City”. Adresa: Rr. Muhamet Gjollesha, prane Zogut te Zi, Tiranë.

Afati i fundit i aplikimit është data 22 Dhjetor 2014

Lutemi shkarkoni Formularin e Aplikimit dhe Programin.

Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit, trajnuesit dhe mënyrës së pagesës mos hezitoni të kontaktoni në numrin e mëposhtëm ose në adresën tonë të emailit.

ABC Trainings
Rruga Teodor Keko, Kompleksi GBA, Kati i II, Tiranë, Shqipëri
Web abctrainings.com | Email: [email protected] | Cel: 069 89 70 926