ELITA POLITIKE NR. 5

Pas një eksperience të suksesshme disa vjeçare, po realizohen aplikimet për "Elita Politike nr. 5".

"Elita politike" është një nga degët e "Akademia Profesionale Elita" dhe konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderëve të rinj në politike. Ndërsa “Elita e Biznesit” konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit.

Në ketë fazë është e hapur thirrja për aplikime vetëm për “Elitën Politike”, aplikime të cilat mbyllen më datë 27 Nëntor 2014.

NJOHURITE QE FITOHEN (lëndët)

BAZAT E KOMUNIKIMIT PUBLIK

Kjo lëndë në këtë nivel është e bazuar tek oratoria e çdo individi, zhvillimi i oratorisë, tek bazat e komunikimit. Në këtë lënde do të mësohen llojet e komunikimit, komunikimi gjuhësor dhe aktet e të folurit, etika, morali në komunikim, komunikimi në lidhje me shoqërinë, por ndër të tjera i kushtohet shumë rëndësi praktikës, debateve, etj.

INFORMACION JURIDIK

Informacioni juridik është një lëndë e cila bazohet në pjesën juridike të politikës, funksionimin juridik. Në këtë fazë lënda do të bazohet në aktin bazik të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutën, do të analizojmë dhe do të njihemi me procedurat juridike të zgjedhjeve, duke përvetësuar sa me mire kodin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, do të njihemi me anën ligjore të organizimit të tubimeve dhe referendumeve, akteve përkatëse për to, por për një lider në politike, kryesore është edhe të mësoj funksionimin ligjor të një partie politike.

KONCEPT POLITIK

Lënda e konceptit politik është e ndarë në dy pjesë: në pjesën e koncepteve politike të demokracisë, komunizmit, teorive politike të majta, të djathta, të qendrës, në pushtetin lokal dhe organizimit e brendshëm të partive politike por dhe në pjesën e dytë të një përmbledhje të shkurtër historike të politikës shqiptare që nga Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) dhe deri tek komunizmi. Kjo lëndë është për të formuar një koncept më të qartë mbi politikat në përgjithësi por dhe për politikën shqiptare në veçanti.

PROBLEME SOCIALE BASHKOHORE

Në këtë lëndë do të behet një hyrje në çështjet kryesore teorike dhe metodologjike rreth problemeve sociale, përkufizimeve, ideve etj. Do të flitet për shoqërinë dhe problemet sociale, historinë e problemeve sociale duke e parë në këndvështrim krahasues, por dhe Shqipërinë në kontekstin evropian edhe global, varfërinë, papunësinë, etj.

PRAKTIK POLITIKE

Temat në praktikën politike vendosen nga bordi i praktikës, këto tema janë tërësisht praktike ku studentet motivohen për realizuar praktikisht njohuritë e fituara.
Këto praktika japin edukatën e punës në grup dhe kanë një rëndësi shumë të madhe në të gjithë procesin e zhvillimit të degës.

*TE FTUARIT

Ne vazhdimisht ftojmë personalitete të shumë fushave të cilët krahas leksioneve ndajnë me ju përvojat e tyre dhe japin sugjerime të vyera. 

DOBIA E “ELITES POLITIKE”

  • Ju mund te bëheni pjese aktive e politikes shqiptare.
  • Ju diplomoheni si “Njohës i politikave”, si “Lider i ri” apo si “Elite politike” me certifikatë të njohur nga Shteti Shqiptar.
  • Ju krijoni rrjetin e njohjeve tuaja politike, përfshi politikanët aktualë.
  • Ju fitoni cilësi për të marrë përsipër detyra të rëndësishme publike dhe shtetërore. 
  • Ju mund te ushtroni profesionin e analistit politik, gazetarit politik apo atë të politikanit.
  • Ju fitoni aftësitë për të trajnuar persona dhe grupe të tjerë.

“Elita Politike” ka prioritet të saj përgatitjen dhe nxjerrjen e studentëve të saj në tregun politik si edhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi. Për këtë qëllim kemi një zyrë të posaçme.

KOHEZGJATJA E DEGES QE JU PO APLIKONI

Niveli i parë i “Elita politike” (nga 3 gjithsej) zgjat vetëm 10 jave: Dhjetor 2014 – Mars 2015.

VENDI I ZHVILLIMIT DHE DITA E MESIMIT DHE PRAKTIKAVE

Leksionet do zhvillohen vetëm ditën e Shtunë, (1 herë në javë) në qendrën e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi-t). Ndërsa praktika do të organizohet në zyra dhe institucione të ndryshme.

KUSH MUND TE MARRE PJESE

Mosha e lejuar për aplikim është 18 – 65 vjeç.

Personat e interesuar duhet te aplikojnë deri në datën 27 Nëntor 2014. Jo çdo aplikim do të kualifikohet. Kandidatët fitues do të përzgjidhen nga një Bord seleksionues.

TARIFA

“Elita Politike” (Njohës i Politikave) ka vetëm tarifën regjistrimit prej 99 Eur. e cila mund të kryhet edhe me këste. Tarifës i nënshtrohen personat që kanë kaluar fazën e seleksionimit.

SI MUND TE APLIKOHET

Për të aplikuar, klikoni këtu dhe shkarkoni ne kompjuterin tuaj “Formulari i Aplikimit” i cili është në formatin Microsoft Word. Pasi ta keni plotësuar, lutemi dërgojeni me email si “attach” tek adresa: [email protected]

INFORMACIONE TE TJERA

Për çdo sqarim apo informacion tjetër lutemi na kontaktoni si më poshtë:

Email: [email protected]
Tel: 0697377688 | 0682020260
WEB: akademiaelita.com

Ju falënderojmë paraprakisht dhe ju mirëpresim në Akademinë tonë !

FOTO NGA AMBIENTET