INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE Ju njoftojmë se, në datën 21 Nëntor 2014 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ISSAT do të fillojnë Kurset e Trajnimit Pasuniversitar:
STANDARTET KOMBËTARE TË KONTABILITETIT ( Lektore: Elira Hoxha ) ( Kursi ka si qëllim të pajisë profesionistët e praktikës dhe ata që synojnë të angazhohen në praktikën e profesionit kontabël me dije të plota dhe të thella në Standartet Kombëtare të Kontabilitetit. Çdo standart do të trajtohet më vete duke trajtuar të gjitha çështjet që ai përmban; njohja, matja, vlerësimi i elementeve përkatës të pasqyrave financiare. Më pas, këto standarte do të trajtohen të integruara në raste të ndryshme të praktikës , ku si orientim do të shërbejnë shembujt kompleks të aktivitetit tregtar, prodhues dhe të shërbimit.)
KONTABILITET PRAKTIK – FINANCA 5 ( Lektore: Greta Gremi ) ( Kursi ka si qëllim krijimin e aftësisë profesionale dhe praktike në lidhje me mbajtjen e Kontabilitetit në tërësi ose pjesërisht, konform ligjeve në fuqi. Gjithashtu Kursi ka si qëllim që aplikantët të aftësohen në konfigurimin e një ndërrmarjeje të re, si dhe në proçesimin e dokumentve të një njësie ekonomike, Arka, Banka, Blerjet, Shitjet etj.) Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ ISSAT” e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Kohëzgjatja e kursit do të jetë 2 javë; Dokumentat e nevojshme për regjistrim: Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar. Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
|