Turi 6-ditor Budapest-Viene-Zagreb –Beograd-Split
Dita 1
Nga Tirana nisemi drejt pikes kufitare te Morines. Pas kryerjes se formaliteteve kufitare i drejtohemi alpeve te Rozhajes ne Plave dhe me pas qytetit te pare ne Serbi, Novipazarit. Vazhdojme rrugen drejt Beogradit. Pasdite arrijme ne kryeqendren Serbe, akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 2 Pas mengjesit vizitojme Beogradin, kalane e Kalejmajdanit, Sheshin e Shqiptareve, Rrugen e Shkodraneve, Uren e re Sava, Kishen me te njejtin emer, si dhe pallatin presidencial dhe ate te parlamentit serb. Se fundmi kalojme ne Beogradin e ri dhe nisemi menjehere per ne Budapest kryeqendren Hungareze. Pas 4-5 ore udhetimi, pasdite hyjme ne Budapestin e bukur, akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 3 Vizitojme Buden dhe Pestin ne te dyja anet e Danubit, qendren dhe pallatet e mrekullueshme mbreterore dhe keshtjellat qe ndodhen pergjate lumit Danub qe ndan dy pjeset e qytetit: Buden dhe Pestin. Me pas marim rrugen per ne Kryeqendren e Klasicizmit, Viene. Pas nje udhetimi piktoresk me keshtjellat qe na shoqerojne pergjate autostrades sa majtas dhe djathtas, arrijme ne Viene akomodohemi dhe me pas shetitje e lire.
Dita 4
Pas nje mengjesi te forte Vienez shijojme bukurite perrallore te Vienes qe nga kopshtet gjigante dhe magjepsese e deri te ndertesat e teatrove e ato te Parlamentit dhe muzeumet mbreslenense. Pasi kemi perjetuar dhe pare ate qytet fantastik, nisemi drejt Zagrebit, kryeqytetit Kroat. Mbasdite pas nje udhetimi 4-5 oresh mberrijme ne kryeqendren Kroate, akomodim dhe shetitje e lire.
Dita 5 Menjehere fillojme eksplorimin e qytetit te Zagrebit, qytetin e vjeter, ndertesat e parlamentit dhe ajo presidenciale deri te shetitorja kryesore e qytetit. Me pas nisemi menjehere drejt qytetit bregdetar, Split. Pas 2-3 ore udhetimi ndjejme per here te pare pas kaq ditesh aromen e detit prane qytetit te Zadarit dhe me pas arrijme ne Split ku dhe kalojme naten e fundit romantike te turit tone. Akomodohemi dhe shetitje e lire.
Dita 6 Pasi vizitojme shetitoren e bukur prane portit bashke me qytetit e vjeter qe ndodhet prane tij, nisemi drejt Dubrovnikut dhe me pas i drejtohemi Tiranes qe na ka munguar aq shume. Ne darke arrijme ne Tirane me mbresat me te mira per udhetimin qe sapo lame pas.
Cmimi 289 euro
Akomodimi***
Mengjesi
Transporti komod maksimiumi 16 persona
Shoqerimi ne shqip
Siguracioni shendetesore
Nisja date 25.11.2014
Grupet jane te garantuara.
|