INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE Kursi i Trajnimit Pasuniversitar (4 – javor) : “PROKURIMET PUBLIKE” Në datën 07 Nëntor 2014 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Kursi i Trajnimit Pasuniversitar “PROKURIMET PUBLIKE” (Prokurimi publik është një proçes i pranishëm në të gjitha institucionet e administratëspublike dhe njëkohësisht një proces i pranishëm edhe në aktivitetin e sektorit privat, në këtë kontekst njohja e tij merr vlerë dhe rëndësi të veçantë. Rregullat e prokurimit publik, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë. Parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e prokurimit publik, terminologjia, konceptet, parimet dhe teoritë më të rëndësishme të përdorura në fushën e prokurimit publik; proçedurat e prokurimit publik në kuadrin e legjislacionit shqiptar të prokurimit publik; rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi; proçedurat e rishikimit të prokurimit publik; ligjshmëria e veprimeve në procedurat e prokurimit publik.) Kursi do të drejtohet nga: Dr.Klodiana Cankja Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ ISSAT” , Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Kohëzgjatja e kursit do të jetë 4 javë; Kursi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet. Dokumentat e nevojshme për regjistrim: Cv, Diploma universitare dhe fotokopja e saj, Pasaporta dhe fotokopja e saj, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), Formulari i plotësuar. Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në: |