Kurse Pikture – Art Studio Kavalet |
|
Art Studio Kavalet ofron prej 5-vjetesh kurse arti per femije dhe te rinj te cilet deshirojne te shprehin e zhvillojne me tej talentin e tyre ne fushat e ndryshme te arteve vizuale si (pikture, vizatim, kolazhe, grafike, plastike etj).Studio zhvillon leksione ne formen e workshop-it ku teoria lidhet ngushte me praktiken dhe realizimin hap pas hapi te krijimeve nga kursantet.
Shikoni ne vazhdim disa nga krijimet e kursanteve. |
|
Vizatim me laps – koka te periudhes antike |
|
|
Ne kete leksion kursantet zhvillojne njohurite e tyre me propocionin dhe vellimin, duke insistuar ne zbulimin e karakterit, atmosferes dhe shkalles se tonaliteteve te ndryshme. |
|
Natyre e qete – pikture me akrilik |
|
|
Leksioni i natyres se qete ridimensionon njohurite e kursanteve ne lidhje me kompozimin, prespektiven, strukturen dhe veçanerisht gjetjen e raporteve koloristike. |
|
Kercimtare tradicionale indiane – pikture me akuarel |
|
|
Kercimtaret indiane te realizuara me akuarele jane nje sfide e veçante per kursantet ne aritjen e dinamikes se levizjes sidhe pikturimit ornamental te veshjeve. |
|
Zogjte tropikale – kolazhe, leter e ngjitur, laps dhe akuarel |
|
|
Ky leksion rrit nivelin e njohurive te kursanteve ne kompozim dhe ne teknikat e akuarelit. Perdorimi i letrave te ngjitura siper sfondit ndihmon ne zgjidhjen grafike duke vleresuar ne maksimum objektet kundrejt sfondit. |
|
Pilivesa – ndertim 3 dimensional ne karton |
|
|
Leksioni i pilivesave inkurajon kursantet ne gjetjen e menyrave dhe formave per ndertimin 3-dimensional te figures nepermjet kartonave te trashesive te ndryshme dhe tonalitetit te ngjyres. |
|
Karaktere portetesh – skulpture me balte |
|
|
Nga nje foto e dhene kursantet krijojne portretet ne balte duke u fokusuar hap pas hapi ne vellimin e kokes, simetrine e tipareve te portretit dhe karakteristikat e veçanta te secilit. |
|
Skulptura prej balte – ndertuar me tel, dru, nailon dhe e pikturuar |
|
|
Skulptura abstrakte i le kursanteve dore te lire ne gjetjen individuale te formave biomorfe (natyrale), baraspeshimin e vellimeve te ndryshme ne kompozim dhe vleresimi i tyre nepermjet ngjyrave. |
|
|
Art Studio KavaletCel. 068 40 67771, Tel. 22 54 750, [email protected]
Kryqezimi i Librit Universitar
Pallati 27 / 1 / 3, Tirane |
|
|