Përshëndetje të gjithëve,
Ju njoftojmë se Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon Kursin e rradhës për profesionistët që përgatiten për Provimin Kontabël i Miratuar.
Kursi do të jetë 10 ditor, dhe do të filloje në datën 30 janar 2014. Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, dhjetë ditë rresht, pa ndërprerje, mbasdite nga ora 17.00 deri në orën 21.00.
Programi i Kursit, që do t’ju vihet shumë shpejt në dispozicion, do të fokusohet në temat mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar si dhe mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Kontabilitetin Financiar, Analizë dhe Kontabilitet kosto.
Lektore dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Tarifat e pjesmarrjes në kurs janë 18’000 Lekë (450 Lekë/orë), plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH.
Në perfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.
Rregjistrimet për pjesëmarrje kanë filluar dhe mbyllen ditën që fillon Kursi.
Për të konfirmuar pjësëmarrjen mjafton të nisni email tek [email protected]
Suksese dhe punë të mbarë,
SHKFSH

SHKFSH – Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise
Blv.Bajram Curri, Pallati Shpresa (Lekli Farma), Kati II, Mbas shkolles se baletit.
Tirana 1001, Albania