Një kurs ndryshe nga të tjerët...
Me “Spice English Albania” përparojnë edhe nxënësit më të vështirë. Venia në praktikë që nga dhjetori i vitit 2004 (22 vjet), dialogë me tema të shkëputura nga jeta e përditshme, ndarje e qartë midis anglishtes informale dhe asaj zyrtare, shpjegimi i detajuar gramatikor dhe kuptimor në shqip në kanalin “SPICE ENGLISH” në Youtube, e bën këtë metodë krejtësisht ndryshe nga të tjerat – me rezultate të shkëlqyera në provimin e IELTS-it dhe Toefl-it, por edhe për ata që duan të emigrojnë apo të ndjekin studime universitare.
Kanali në Youtube: https://www.youtube.com/...
Niveli 1
Trajtohet në formë shumë të detajuar “Struktura e Fjalise”. Edhe pse shumë nxënës e konsiderojnë veten të jenë nivel mesatar apo edhe disi i avancuar, të gjitha vështirësitë që ata hasin në përmirësimin e gjuhës, në fakt vijnë vetëm si rezultat i boshllëqeve që kanë mbetur nga struktura e fjalise. Në nivelin fillestar janë në total 1000 dialogë të shkurtër të shkëputur nga jeta e përditshme. Që në nivelin fillestar nxënësi është i aftë të flasë për një veprim që është zakon, një veprim në të shkuarën, një veprim që është duke ndodhur dhe së fundmi, një veprim që do të ndodhë në të ardhmen.
Një balancim i tillë që në nivelin fillestar nuk mund të arrihet me asnjë metodë tjetër në treg.
Niveli 2
Niveli 3
Trajtohet në mënyrë të detajuar gramatika e shoqëruar me shumë dialogë dhe teste, të gjithë të përkthyer në shqip dhe me shpjegim të detajuar në kanalin “Spice English Albania” në Youtube. Nxënësi gjatë mësimit përkthen dialogun nga shqipja në anglisht dhe jo anasjelltas, pasi leximi në anglisht dhe përkthimi në shqip ju ndihmon vetëm të lexoni.
Niveli 2 në Youtube: youtube.com/playlist?list=...
Niveli 3 në Youtube: youtube.com/playlist?list=...
Niveli 4
Titullohet “Anglishtja e Natyrshme”. Pasi është trajtuar e gjithë gramatika, nxënësi në këtë nivel mëson fjalorin e natyrshëm që dëgjohet në jetën e përditshme në Amerikë. Në total ky fjalor është i përmbledhur në 100 faqe A4 me fjali të përkthyera në shqip. Si gjithmonë nxënësi gjatë orës së mësimit përkthen fjalitë nga shqipja në anglisht.
Anglishtja e Natyrshme në Youtube: youtube.com/playlist?list=...
Niveli 5
“Anglishtja Zyrtare” – me materiale të përkthyera në shqip në kanalin “Spice English Albania” në Youtube. Nga 100 raporte, 11 prej tyre mësohen përmendësh, në mënyrë që të krijohet një ide e qartë e fjalorit zyrtar dhe ndërtimit të esesë.
Anglishtja Zyrtare në Youtube: youtube.com/playlist?list=...
Niveli 6
Faza e “Speaking”. Vetëm pasi të jetë trajtuar me imtësi gramatika dhe të jetë mësuar fjalor i detajuar i gjuhës informale dhe asaj zyrtare është momenti i përshtatshëm për të mësuar si të flitet rrjedhshëm dhe pa gabime. Në këtë fazë flitet vetëm anglisht dhe zgjat rreth 2 muaj.
Për të gjithë ata që duan të japin provimin e IELTS-it ose TOEFL-it, ky program garanton marrjen e testit me të paktën nivelin 7 në të katërta fazat.
Kohëzgjatja e kursit shkon midis 1.5 – 2 vjet.
Për të gjithë ata që duan ta mësojnë një herë e mirë dhe të mos e harrojnë më kurrë, kjo është metoda që keni kërkuar.
Kjo metodë nuk është për ata nxënës që duan të flasim me vetëm disa muaj kurs – pa e pasur problem se sa gabime bëjnë.
Kurset zhvillohen vetëm online në Whatsapp ose Google Meet.
Kurset zhvillohen vetëm online në Whatsapp ose Google Meet.
Pagesa:
20.000 lekë në muaj (tre herë në javë)
Ose: 25.000 lekë në muaj (pesë herë në javë)
Vetëm kurse individuale ose maksimumi dy veta. (Për të arritur rezultate maksimale.)
Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 0695809200