logo
VEPRIMTARIA E AGJENCISË INVESTIGATIVE “LABJAM”

• Kërkim, gjetje dhe mbledhje informacioni personal, familjar, tregtar dhe industrial, të mbartur, të humbur ose aktual të cilat çojnë në zbardhjen e veprave të konsumuara me karakter penal, civil ose administrative ose të informacioneve që bëjnë të mundur parandalimin e tyre.
• Investigim me qëllim vërtetimin e ekzistencës së marrëdhënieve jashtëmartesore sipas kërkesës së njërit prej partnerëve, duke respektuar në çdo rast privatësinë sipas ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale.
• Investigim mbi markat, patentat e falsifikuara dhe mbrojtje e sekreteve industriale.
• Investigim dhe grumbullim provash për çështjet e pabesueshmërisë së ortakëve në biznes si dhe mbi konkurrencën e pandershme dhe jo të vërtetë.
• Investigim për gjetjen e personave të humbur, bazuar në kërkesën e familjarëve dhe të të interesuarve, si dhe personat që kërkohen nga organet shtetërore.
• Sigurim provash, faktesh, indiciesh, materialesh dhe informacionesh për llogari të palës mbrojtëse në proçesin penal, si dhe të përfaqesuesve të palëve mbrojtëse në proçeset civile dhe administrative.
• Gjetje vendodhjesh dhe konfiskime pasurish të paluajtshme, të mjeteve motorrike dhe aseteve që rezultojnë të vjedhura dhe/ose në pronësi të palëve të treta.
• Kërkim mbi identitetin, sjelljen, profesionin, reputacionin, integritetin, besueshmërinë, lëvizjet, transaksionet dhe bizneset që drejtojnë, personat me të cilët bashkëpunohet në biznes ose do të ndërtohet një marrëdhënie e re biznesi.
• Investigim mbi shkakun ose përgjegjësinë për rënien e zjarrit, humbjeve, aksidenteve, dëmeve, plagosjeve të personave, të dëmtimit të pronës dhe imazhit nga shpifjet.

Adresa: Rruga “Pasho Hysa” 45/1
Nipt: L61306007J

Cel. +35567 51 42 382
[email protected]