Përshëndetje,

Urojmë të jeni mirë!
Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon kurset përgatitore për “Kontabël i Miratuar” (SKK & SNK) për sezonin 2015 (për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale) me këtë kalendar:

  • Berat, 20 Shkurt 2015
  • Tiranë, 26 Shkurt 2015

Secili kurs zgjat nga 10 ditë.

Kursi i Tiranës do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00. (dhjetë ditë rresht pa ndërprerje)
Ndërkohë është duke u punuar për krijimin e grupeve në qytetet e mëposhtme (akoma të pa plotësuara):

  • Korcë, 2 Mars 2015, (gjatë 3 fundjavave)
  • Shkodër, 5 Mars 2015, (gjatë 3 fundjavave)
  • Vlorë, 12 Mars, (gjatë 3 fundjavave)
  • Gjirokastër, 20 Mars (gjatë 3 fundjavave).

Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.

Shënim për jo-anëtarët:
Për t’u anëtarësuar në SHKFSH, fare thjeshtë ndiqni linkun në vijim: http://www.shkfsh.org/si-te-antaresohesh

Në mënyrë që të marrim masa të mira organizative, lutemi konfirmoni interesin për pjesëmarrje duke ju përgjigjur këtij emaili duke specifikuar vendin për kursin që jeni të interesuar (në cilin qytet).
Për cdo pyetje lutemi mos hezitoni të na kontaktoni,
Me urimet më të mira,
Stafi i SHKFSH

Adresa:
SHKFSH – Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise
Blv.Bajram Curri, Pallati Shpresa (Lekli Farma), Kati II, Mbas Shkolles se Baletit
www.shkfsh.org | www.facebook.com/shkfsh