Logo ISSAT

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Kursi i Trajnimit 2 – javor (nivel specializues): “MENAXHIM PROJEKTESH”

Në datën 19 Janar 2015, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Kursi i Trajnimit 2 – javor (nivel specializues) “MENAXHIM PROJEKTESH“.

(Identifikimi dhe hartimi i Projektit, Palët e interesuara, kërkimet. Analiza e objektivave dhe strategjive. Planifikimi, formati, terminologjia dhe proçesi i përgatitjes; Monitorimi dhe kontrolli i zbatueshmërisë së projektit. Vlerësimi dhe përfundimi i Projektit.)

Kursi do të drejtohet nga: Dr. Elda HallkajImage
Image

Specializantët do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ISSAT” e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Kohëzgjatja e kursit do të jetë 2 javë;
Frekuentimi: tre herë në jave; e hënë, e mërkurë, e premte (17:30 – 20:30)

Kursi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet.

Ju bëjmë të ditur paraprakisht se, duhet të rezervoni aplikimin brenda datës 19 janar 2015 pasi për Kursin e Trajnimit ka një fluks të ndjeshëm kërkesash nga punonjësit e Administratës Publike dhe asaj Jopublike.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim:

Cv, fotokopja e diplomës universitare, fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit, 2 foto (formati i fotos së pasaportës), formulari i aplikimit i plotësuar.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]