Image

Paketa Ofertë për festat e Fundvitit

Kohëzgjatja 2 orë deri në 30 fëmijë

Grup mosha 1 – 10 vjec

Dekorimi i ambjentit (për të krijuar një klimë me të vertetë festive, ne do të dekorojmë ambientin ku do të zhvillohet festa dhe do ta transformojmë atë në një botë plot ngjyra, gjithë pjesa e hapsirës do të dekorohet me tollumbace të kombinuara plot ngjyra dhe fantazi, në varësi të preferencave, dhe ambjentit).

Animator & DJ me foni e muzikë të përzgjedhur për fëmijë.

Dy personazhe të ndryshëm (Klloun, Borëbardha, Hirushe, Aurora, Bella, Kësulkuqja, Rapuzel, Barbie, Elsa dhe Ana, Spiderman, Batman, Superman, Zoro).

Dy Maskot (Miky & Minnie, Tomi & Jerry, Donald & Deasy Duck, Kung Fu Panda, Winnie The Poo, Bugs Banny, Hello Kity, Sponge Bob).

Babagjysh i Vitit të Ri me nje ose dy Elfa.

Fotograf Profesionist (animatorët do të fotografojnë gjatë gjithë festës dhe do të përgatisin për ju në një CD të gjitha fotot e festës, të cilën mund ta merrni një javë pas festës, kjo është një DHURATË dhe një kujtim nga Anima Fest).

Makina e flluskave (do të jetë një element tjetër që mund ti shtohet festës tuaj, flluskat e sapunit do të mbushin ambjentin dhe do të krijojnë atmosferë për fëmijët) OSE.

Makina e flokeve të sheqerit (është një element tjetër që mund ti shtohet festës tuaj, shërben për t’ju ofruar të gjithë fëmijëve nga një flok sheqeri).

Programi do të përmbajë:

• Tollumbace me forma (Lule, shpata, qenush, kapele, zemra etj, për të gjithë sipas dëshirës)
• Piktura në fytyrë (sipas preferencave të tyre)
• Kërcime të animuara (ku të gjithë fëmijët përfshihen në kërcime të ndryshme)
• Banse (janë histori të shkurtra gazmore, që tregohen me fjalë dhe gjeste, njëkohësisht)
• Lojra festive (argëtuese, dinamike, interaktive, stafeta etj)
• Ndarja e dhuratave nga Babagjyshi

Image