COOL
image

COOL është qendra Frigoriferike Logjistike e vetme në Shqipëri dhe rajon që operon tërësisht me energji të rinovueshme dhe që plotëson të gjitha standartet EU.

Të dhënat teknike

Kapaciteti i qendrës është rreth 10.000 ton ose 7.000 paleta.

Nga këto, rreth 5.000 paleta janë për ruajtjen në temperatura nga 0°C deri në 25 °C dhe 2.000 paleta për ruajtjen në temperatura nga -2°C deri në -28°C.

Shock Tunnel arrin temperaturat nga 0°C deri në -36°C për 7 [sek] me një kapacitet prej 50 ton..

COOL garanton ruajtjen e temperaturave të çfarëdolloj produkti me një luhatje prej ±1°C.

Temperaturat e të gjitha ambjenteve të COOL monitorohen nga një sistem kompjuterik i cili garanton kontrollimin e pandërprerë 24/7.

COOL garanton gjurmueshmërinë e temperaturave nëpërmjet grafikut të luhatjes së temperaturave që nga momenti i hyrjes së produkteve në COOL deri në momentin e daljes së tyre.

Funksionimi

Qendra Frigoriferike Logjistike plotëson të gjitha standardet europiane.

Është e vetmja e këtij lloji në rajon që operon me energji të rinovueshme.

Ka efektivitet shumë të lartë të konsumit të energjisë elektrike.

Teknologjia e përdorur është “a State of the Art”.

Projektimi dhe implementimi është kryer nga kompani të liçensuara të Bashkimit Europian.

Të gjitha makineritë dhe pajisjet e qendrës janë të teknologjisë me të avancuar gjermane.

Qendra garanton dhe plotëson të gjitha standardet e EU-së.

Shërbimet

COOL ofron të gjitha shërbimet e mëposhtme, pavarësisht sasisë apo llojshmerisë së produkteve, për Çdo lloj biznesi, por edhe per të gjithë individët e interesuar:

  • Produkte Mjekësore dhe Farmaceutike,
  • Produkte Ushqimore,
  • Produkte Bujqësore dhe Blegtorale,
  • Produkte Industriale,
  • Prodhime deti si peshk, fruta deti etj.,
  • Produkte Industriale,
  • Produkte Kozmetike

I gjithë aktiviteti i brendshëm i COOL realizohet në menyrë të pavarur nga klientet, pra ai kontrollohet tërësisht nga punonjës të qendrës.

COOL merr në dorëzim produktet nga klienti në momentin e shkarkimit dhe te gjitha proceset e tjera deri ne momentin e daljes, kontrollohen nga vetë Qendra.

Klientit i dorëzohen produktet në momentin e ngarkimit në mjetet e transportit.

Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve bëhet nga personeli i Qendrës.

Kontrolli i temperaturave bëhet përmes një sistemi të kompjuterizuar. Klientëve iu ofrohet mundësia e ndjekjes online dhe njoftimit me SMS per çdo ndryshim temperature.

Është e pajisur me sisteme monitorimi me kamera sigurie, sistem alarmi dhe elemente mbrojtëse nga zjarri.

Ka dyer dhe rampa industriale që mundësojnë ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve të çfarëdolloj tonazhi (0.5 – 50 ton).

image
image
image

Dëshironi më shumë info?

Na kontaktoni:

Tel: 069 40 10 839
image Rruga Veriore e Aeroportit “Nënë Tereza” km 2.8, Tiranë

Tel: 069 20 52 096; 069 40 10 839
www.cool-al.eu
| [email protected]