Është e rëndësishme të pini shumë ujë,
Është thelbësore të dini çfarë uji pini.
Albuji shpk është i specializuar në furnizimin dhe instalimin e paisjeve për trajtimin e ujit në të gjitha sektorët: industri, lavanteri, zyra, dyqane, bare, restorante, shtëpi dhe mjedise të tjera.
image
Sigurohuni se çfarë uji pini
Edhe pse uji i shpërndarë nga ujësjellësit është i certifikuar si i pijshëm, gjithnjë e më shumë konsumatorë ankohen për cilësinë e produktit që sigurojnë nga çezmat në shtëpitë e tyre.

Dëshmi e këtij fakti është konsumi i madh i ujit të ambalazhuar në shishe dhe rritja e nivelit të shitjeve të paisjeve filtruese që ne furnizojmë dhe instalojmë në shtëpitë e qytetarëve.

Ankesat më të zakonshme kanë të bëjnë me shije dhe aroma të pakëndshme, ku vendin e parë e zë klori që përdoret në mënyrë rutinore si një dezinfektues, por ka edhe ankesa për përmbajtje të rërës dhe turbullim, të cilat në shumicën e rasteve kanë lidhje me amortizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Por duhet ta dini se shpesh, edhe pa shfaqur shenja të dukshme, uji mund të përmbajë edhe substanca shumë të rrezikshme për shëndetin: kripësi të tepruar, nitrate, pesticide apo metale të rënda, mikroorganizma patogjene, të cilat me siguri nuk duhet të jenë të pranishme tek uji që pijmë ose përdorim për gatim.

Ne ju japim garanci
Duke përdorur paisjet tona të pastrimit të ujit ju do të siguroni:

  • Ujë pa klor, pa kalkare dhe pa metale apo substanca të tjera të dëmshme.
  • Ujë në sasi të konsiderueshme dhe me cilësi të përmirësuar, për të pirë dhe gatim.
  • Ujë të pastër sipas dëshirës dhe me çmimin më të ulët se çdo alternativë tjetër.
  • Përqasje ekologjike, pa prodhim mbeturinash toksike dhe shishe plastike.
  • Mënjanim të transportit për ujë nga burime të tjera.

Ne kemi zgjidhje për nevoja shtëpiake dhe profesionale.

image
Linja shtëpiake
Ne ofrojmë sistemet më të mira për trajtimin e ujit për përdorim ushqimor dhe joushqimor në shtëpinë tuaj.
Të gjitha produktet tona janë në përputhje me standardet bashkëkohore dhe janë të certifikuara për të ofruar cilësinë më të lartë dhe sigurinë maksimale.
image
Linja profesionale
Ne furnizizojmë dhe instalojmë sisteme filtrimi me cilësi të lartë për restorante dhe zyra. Ato janë të përshtatshme për çdo situatë, janë bërë me materiale të cilësisë të lartë dhe në përputhje me rregullat më të rrepta për certifikim.
Tani që çështja thelbësore “Të dini çfarë uji pini” u trajtua, mbetet vetëm të zbatoni atë që rekomandojnë mjekët: “Të pini shumë ujë”
Mjekët rekomandojnë konsumimin e 1.5 -1.6 litra ujë në ditë, i cili duhet marrë në mënyrë proporcionale gjatë gjithë kohës. Kjo sasi mud të jetë edhe më e madhe në varësi të aktivitetit fizik.
Por, Kujdes! Mjekët paralajmërojnë se pirja e një sasie të ekzagjeruar uji (4-5 litra/ditë) dhe në mungesë të aktivitetit fizik, ngadalëson (por jo pakëson) tretjen e ushqimit dhe rrit presionin e gjakut.
www.albuji.com
[email protected]
068 20 88 232 | 069 47 22 963
Albuji: Rruga Dritan Hoxha
Blloku i pallateve Gintash
Laprake, Tirane