Filluan shitjet e zyrave
Sipërfaqe që variojnë nga 100-1000 m2
Zyrat do të jenë me hyrje të veçuara nga ato të banorëve, duke i dhënë një vlerë të shtuar zyrës tuaj. Hyrja do të jetë e dedikuar me shkallë-ashensor, ambjente pritje dhe recepsion. Parkimi, i lidhur me ashensorët e zyrave mundësohet në katet e nëntokes, duke jua ofruar midis blerjes dhe qerramarrjes.
Nga vetë pozicioni ku ndodhet kompleksi ka një diellëzim dhe ventilim natyral, i hapur ndaj kontekstit urban me korridore të diellëzuara.
Cilësia e ndërtimit në kompleksin tonë ka përqafuar teknologjinë më të re në aplikimin e fasadave, sic është fasada e ventiluar që ofron një cilësi të lartë në arritjen e izolimit termik dhe efiçencë maksimale energjitike.
Oborri i brendshëm i kompleksit tonë do të jetë një hapësirë rekreative me dy kodrina të gjelbërta, i konceptuar si kopshti i përbashkët i gjelbërt duke ju ofruar qetësi dhe relaks.
Për fazën aktuale të ndërtimit në të cilën gjendet kompleksi ju mundësohet organizimi dhe adaptimi i zyres tuaj sipas funksionit që do të marrë.
|