OKAZION! APARTAMENT 3+1 123m2 750€/M
PARKIM NË KATIN -1, 36m2
Tek Rezidenca Libeskind, Tiranë

Oferta është vetëm për këtë apartament pasi shitet nga pronari i apartamentit, jo nga firma e ndërtimit.
Aktualisht në këtë zonë apartamentet po shiten me 830€/m.
Apartamenti shitet bashkë me parkimin në katin -1 të pallatit.
Apartamenti 3+1 123m2 – 92000€
Parkimi 36.6 m2 – 14500 €
Total: 106500 €

Apartamenti ndodhet në katin e dytë, orientimi jug-perëndim.

TELEFONONI NË 0674529292
KONTAKTONI [email protected]

RRETH APARTAMENTIT

Apartamenti
3+1 është me një sipërfaqe 123 m² dhe është i organizuar me tre dhoma
gjumi, një dhomë dite, dy tualete dhe një llozhë. Ky apartament ka një
orientim në dy faqet e objektit që përkojnë me jugun dhe jug-perendimin.
Dhoma e ditës, që ndodhet në qender të apartamentit, është e pozicionuar
në jug-perendim dhe përfshin këndin e gatimit së bashku me atë të
ngrënies. Forma gjatësore të lejon një arredim modern dhe të veçantë.
Dhoma matrimoniale është e pozicionuar në pjesën jugore të apartamentit
dhe ka pjesë të saj edhe llozhën ku mund të shijosh pamjen që të ofron
rezidenca “Magnet”.
Dy dhomat e tjera të gjumit janë të pozicionuara njëra në hyrje dhe
tjetra afër me atë të dhomës matrimoniale. Njëra nga dhomat është e
pozicionuar në jug-perendim ndërsa tjetra ka ndriçim nga jugu.
Njëri nga tualetet e apartamentit është pjesë e dhomës matrimoniale
ndërsa tjetri është në shërbim të 2 dhomave të gjumit dhe asaj të ditës.

PALLATI

CASSIOPEIA
një nga trembëdhjetë rezidencat e masterplanit Magnet, projektuar për
të fituar maksimalisht hapësira të mirë-shfrytëzuara. Objekti ka për
qëllim që të jetë katalizator i një jete më të pasur shoqërore, duke
siguruar më shumë transparencë, më shumë kontakt vizual me ambientet e
përbashkëta. Cassiopeia është një ndërtesë hibride që përmban disa
tipologji të akomodimit që të plotesojë kërkesat e ndryshme të banorëve.

 
Klikoni më sipër për të parë video drone të pallatit në fjale si dhe Rezidencen Libeskind e cila është në përfundim.

REZIDENCA LIBESKIND – MAGNET

Kush
zgjedh Rezidencën Libeskind ndjen çdo ditë emocionin e të jetuarit
në shtëpinë ëndërrave. Volume të thjeshta që marrin jetë nga
ballkone e veranda. Interiere të mirëndriçuar dhe me hapsirë, pamje
dhe perspektiva befasuese.
Në qoftë se do të banosh në Tiranë, Rezidenca Libeskind është
për ty. Pozicionuar në perëndim të Tiranës, pranë kryqëzimit të
21-Dhjetorit, midis Unazës 3 dhe 4 të qytetit. Lehtësisht e arritshme
me mjete të transportit publik dhe me këmbë. Objekti shërben si
portë hyrëse në lagjen e re Magnet.
Të gjithë hapësirat ndërmjet pallateve do të jenë parqe dhe kënde
lojrash për fëmijët. Levizja e makinave do të bëhet nëpërmjet tuneleve
nëntokësore. Magnet ka një shesh publik prej 5500 m², që do të jetë
parku i katërt i gjelbërt më i madh në qytet, me mbi 100 lloje bimësh të
përzgjedhura për biodiversitet.

 
Magnet
Klikoni më sipër për të parë video drone të Lagjes Magnet
 
Magnet
Klikoni më sipër për të parë video drone të Lagjes Magnet


TELEFONONI NË 0674529292
KONTAKTONI [email protected]

Apartamenti është 95% i perfunduar dhe mund të vini për ta pare kurdo të deshironi.