Rafting në lumin Vjosa, Përmet.
Rafting në lumin Vjosa, Përmet
Ky udhëtim në lumin Vjosa do të jetë një pjesë e paharrueshmë e pushimeve tuaja verore. Lundrimi zgjat 2.5-3.5 orë. Vjosa është një prej lumenjve të fundit të paprekur të Europës dhe rrjedha e këtij lumi në afërsi të Përmetit është quajtur “Zemra Blu e Europës”.
Niveli i Rafting: Klasa III
Nuk është e nevojshmë të kenë eksperiencë të mëparshme në rafting dhe çdo njeri në gjendje të mirë shëndetësore mund të marrë pjesë përfshirë fëmijët mbi 7 vjeç të shoqëruar nga të rriturit. Guidat profesionale të çertifikuara nga Federata Shqiptare e Rafting do t’ju instruktojnë (30 min) përpara zbritjes në lumë.
Periudha: Mars-Nëntor
Çdo vizitor duhet të ketë veshur:
- Rroba banjo
- Sandale apo atlete të vjetra
- Veshje sportive (pantallona sportive, T-shirt)
|