
INSTITUTE OF STRATEGIC STUDIES AND TRAINING
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ‘ISSAT’- Tiranë, do të zhvillohet Trajnimi Profesional: “MENAXHIM PROJEKTESH” (FOKUSI: PËRGATITJA E APLIKIMIT PËR PROJEKTET E BE)
Data e fillimit: 2 Qershor 2016
Lektore: Vjollca Backa
Objektivat e Kursit
- Të aftësojë aplikuesit potencialë për të përgatitur / dizenjuar një projekt- propozim të suksesshëm.
- Të përcjellë zhvillimet më të fundit në lidhje me instrumentin e ri financiar të BE për periudhën 2014-2020, duke identifikuar sektorët potencialisht më strategjikë për t’u financuar.
- Të thellojë njohuritë lidhur me rregullat dhe procedurat ligjore të aplikueshme për asistencën financiare të BE.
- Të njohë aplikuesit me fazat nëpër të cilat kalon procesi i shqyrtimit dhe aprovimit të projekt- propozimit të tyre.
- Të mundësojë zgjerimin e burimit të marrjes së informacionit lidhur me projektet e financuara nga fondet e BE.
Frekuentimi: e Hënë, e Enjte (17.30-19.30)
Specializantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN e Institutit “ ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Rruga e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|