ISSAT
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” në datën 7 Dhjetor 2015, do të fillojë Kursi Profesional 2-mujor: “Arkivat, krijimi dhe administrimi i tyre në institucionet publike dhe private”.
Kursi i Trajnimit ka si qëllim t’u ofrojë pjesëmarrësve konceptet bazë të administrimit shkresor në Institucionet publike e private, si dhe detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore.
Pjesëmarresit do të aftësohen për krijimin dhe administrimin e Arkivës përmes evidentimit, klasifikimit, shërbimit dhe ruajtjes së dokumentave shkresore, apo elektronike nga nëpunësit e Arkivës, në Institucionet publike ose private.
Kursi i adresohet kategorive si më poshtë:
- nëpunës të Arkivës/arkivues
- nëpunës të bibliotekave
- nëpunës të Arkivës Elektronike
- nëpunës të Bibliotekave
- nëpunës të Protokollit në Institucione publike dhe private.
- nëpunës të Librarive
- nëpunës të sistemimit të dosjeve dhe të s hkresave nëpunës të skedarëve
Gjate Trajnimit, pjesëmarrësit do të kryejnë Praktikë mbi administrimin dhe ruajtjen e dokumentave.
Kursantët do të pajisen me Çertifikatën “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim: CV; Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Frekuentimi: e Mërkurë, e Premte., ora 17:30
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|