img
Çfarë është
Akademia Profesionale Elita është shkollë profesionale, e cila ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës. Akademia Elita me anë të leksioneve dhe praktikës ju aftëson për një karrierë të sigurtë dhe të suksesshme. Tek ne praktika ka rol shumë të rëndësishëm. Akademia Profesionale Elita është vlerësuar nga një numër i madh institucionesh dhe personalitetesh…
APLIKIMET MBYLLEN NË DATËN 20 TETOR 2015
Për degën “Menaxher Biznesi” filluan aplikimet, nxitoni !

Kliko dhe Apliko
Dega Menaxhim Biznesi
“Menaxhim Biznesi” është një degë 5 mujore e “Akademisë Profesionale Elita” ku zhvillon mësim 1 herë në javë. Akademia Elita është arsim profesional. Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si “MENAXHER BIZNESI” të njohur nga shteti shqiptar. Akademia jonë është e përbërë nga dy departamente kryesore “Elita e Biznesit” e cila konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit dhe dega “Elita Politike” ku konsiston në përgatitjen e politikanëve dhe liderave të rinj në politikë.
Kjo lloj shkolle profesionale hapet për herë të parë në Shqipëri. Në shkollën tone profesionale nuk mund të marrin pjesë të gjithë individët, por të gjithë pjestarët që kanë dëshirë të aplikojnë ndërmjet një formulari aplikimi dhe bordi përzgjedhës I shkollës përzgjedh aplikimet më të vlefshme. Jo të gjithë individët që aplikojnë pranohen. Kjo realizohet për të siguruar një cilësi në mësimdhënie dhe arritjen e objektivave përkatëse.
Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e MENAXHERIT TË BIZNESIT në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a) apo të menaxhoni një biznes tuajin të çfarëdolloj forme juridike.
Më shumë info
Ju do të aftësoheni në anën juridike mbi menaxhimin juridik tek një kompanie, aftësitë menaxheriale tuajat do të rriten, ju do të dini si të hartoni një plan biznesi, si të realizoni një aplikim kredie të suksesshem, të menaxhoni dhe të planifikoni fillimin vazhdimin dhe mbarvajtjen e biznesit tuaj apo të biznesit që drejtoni, do të aftësoheni të mbani vete financat e biznesit tuaj, të deklaroni blerjet, shitjet, sigurimet, të plotësoni faturat, etj.
Ju do të zhvilloni oratorinë tuaj por do të zhvilloni dhe fuqinë tuaj marketuese për të realizuar fushata të ndryshme marketuese ose për të shitur produketet tuaja. Ju do të aftësoheni si të menaxhoni burimet njerëzore brenda kompanisë por dhe të bëheni më social në biznesin tuaj.
Por një nga pikat më të rëndësishmë është së çfarë do të mësoni në ciklet e leksioneve, ju do i vini në praktikë ndërmjet praktikës së biznesit që do të realizohet nga akademia por dhe në bashkëpunim edhe me biznese të ndryshme. Akademia Profesionale Elita ndërmjet zyrës së karrierës do të ndihmojë studentët dhe do i orjentoj si gjatë kohës së shkollës por dhe pas mbarimit të saj. Ne do të realizojmë dhe lidhjen e studenteve me biznese të ndryshme shqiptare e të huaja, ku studentët mund të punësohen në këto kompani. Në mënyrë të vazhdueshme zyra e karrierës pranë akademisë do t’i ofroj bizneseve per t’i punësuar studentët tanë. Zyra e karrierës do të luaj dhe rolin e zyrës së punës ndërlidhëse. Akademia në mënyrë të vazhdueshme dhe pas ciklit të studimeve që ju do të realizoni pranë nesh, do të kryej konferenca biznesi ku do të ftoj dhe do të ketë në epiqendër të saj studentët e akademisë, promovimin e tyre, dhënien e mundësisë studentëve dhe ish-studentëve për t’u bërë pjesë e strukturave të ndryshme ekonomike dhe të biznesit, në privat por dhe shtet. Ndërmjet këtyre konferencave por dhe aktiviteteve të tjera të vazhdueshme ne do të vazhdojmë pasurimin e dijeve ekonomike për studentët dhe ish-studentët tanë.
Kohëzgjatja
DEGA profesionale “Menaxher Biznesi” Kohëzgjatja e degës: 5 muaj. Leksionet por dhe praktika do zhvillohet të shtunave. Leksionet zhvillohen një herë në javë, ditën e shtunë, në orën 15:00-19:00.

Ku zhvillohet
Leksionet zhvillohet tek qendra e konferencave “Tirana International” (15 katëshi), Tiranë.
Vendi i zhvillimit të praktikës: Terren, hotel “Tirana International”, në zyrat e administratës së shkollës, biznese të ndryshme, institucione, etj.
SI MUND TE APLIKOHET
Për të aplikuar, klikoni www.elitaacademy.com/aplikimi/ dhe shkarkoni ne kompjuterin tuaj “Formulari i Aplikimit” i cili është në formatin Microsoft Word. Pasi ta keni plotësuar, lutemi dërgojeni me email si “attach” tek adresa: [email protected]
dont remove
img img

Çmimi
Dega “Menaxhim Biznesi kushton 395 Euro.
Pagesën mund ta kryeni me këste ose të plotë.Kjo tarifë është për të gjithë degën.
Afati i fundit i aplikimit është data 20 Tetor 2015.
img

img
Keni pyetje?
Na kontaktoni