Modul Trajnimi:
Menaxhimi i Burimeve njerezore
Lektor: Hegla Duro
Kohëzgjatja: 6 seanca nga 120 minuta
Data dhe ora e fillimit: data 13.10.2015 ora 18.00
Çmimi: 20.000 LEK
Kushtet e trajnimit
– Individët duhet të jenë detyrimisht pjesëmarrës në çdo seancë të modulit
– Individët duhet të realizojnë të gjitha kërkesat dhe ushtrimet praktike të kërkuara nga trajneri
Rëndësia
Për realizimin e objektivave, çdo institucion duhet të siguroj jo vetëm burimet materiale dhe monetare, por edhe burimet njerëzore pra personelin e saj.
Personeli i organizatës ,ose siç njihet ndryshe burimet njerëzore të saj , ka rëndësi jetësore për suksesin e veprimtarisë së çdo organizate.Njerëzit projektojnë dhe prodhojnë të mirat dhe shërbimet kontrollojnë cilësinë, marrin vendime për mënyrën e shpenzimit të burimeve financiare dhe përcaktojnë strategjitë dhe objektivat e përgjithshme të organizatës. Pa punonjës të efektshëm institucionet do të punonin në mënyrë joefektive dhe mund të riskoninin mbijetesën e tyre .Prandaj dhe është e qartë që çdo organizatë është e interesuar për përdorimin me efektivitet të burimeve njerëzore.
Manaxhimi i Burimeve Njerëzore nëpërmjet një rrjeti funksionesh dhe aktivitetesh të tij i vjen në ndihmë manaxhimit të organizatës për përdorimin me efektivitet të punonjësve të saj.Këtu kemi parasysh aktivitetet të tilla si zgjedhja dhe marrja e personelit në punë, vlerësimi dhe shpërblimi i
tyre, krijimi i kushteve që ata të jene sa më të motivuar për punë.
Garancia që ofron Irisoft
– Serioziteti i trajnimit
– Lektorë me titull dhe me përvojë në fushën e shitjes dhe të marketingut
– Materialet e duhura të trajnimit nga lektori
– Certifikatën e modulit
– Konsulencën rreth këtyre tematikave të
pjesëmarrësve në trajnim mbi problematikat që hasin ata gjatë procesit
të shitjes.
|