Në Institutin e Trajnimeve ‘ISSAT’, në datën 2 Tetor 2015 do të fillojë Kursi i Trajnimit Profesional: “PËRGATITJA E DOSJES SË TENDERIT”
Lektore: Klodiana Cankja
Trajnimi synon të garantojë të gjithë pjesëmarrësit që:
- të kenë një zotërim të plotë të rregullave të pёrdorimit tё platformёs elektronike, si dhe të praktikave më të mira në këtë fushë;
- të njohin dhe kuptojnë terminologjinë, konceptet, parimet ligjore që rregullojnë procedurat e Prokurimit publik elektronik,;
- të njohin dhe kuptojnë funksionet dhe rolet e përdoruesve në platformën elektronike;
- të jenë të aftë të përdorin platformën elektronike dhe të aplikojnë nocionet e kërkuara në mënyrë
- të tillë që të zgjidhin çështje konkrete në këtë fushë.
- të njohin dhe kuptojnë rëndësinë e aplikimit të Prokurimit elektronik;
- të gjykojnë dhe vlerësojnë ligjshmërinë e veprimeve në platformen elektronike tё prokurimit publik.
Frekuentimi: e Hënë, e Mërkurë, e Premte (17:30 – 20:00)
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – ” ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta ose karta e identitetit fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
www.issatinstitute.com | [email protected]
|