Përshëndetje,
Urojmë që ky email t’ju gjejë mirë!
Në mënyrë që t’i vijë në ndihmë anëtarësisë së saj SHKFSH në bashkëpunim me një grup ekspertësh të fushës organizon kursin 3-ditor, nga data 5 – 7 Shkurt, ditën e enjte, të premte dhe të shtunë (me kërkesë të të interesuarëve të deritanishëm), nga ora 17:00-20:30; kurs informues dhe profesional lidhur me Paketën Fiskale 2015.
Në programin e këtij trajnimi janë përfshirë të gjitha ndryshimet në paketën fiskale, zbatimi i të cilave fillon nga 1 Janari 2015, si dhe do të trajtohen probleme që kanë të bëjnë me operacione financiare lidhur me mbylljen e bilancit.
Do të jenë në fokus edhe:
– Ligji i ri për TVSH-në
– VKM e re e dt. 29.12.2014 për TVSH-në për OJF-të
– VKM e re e dt. 28.01.2015 mbi Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore
Kursi do të organizohet në qytetin e Tiranës, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.
Tarifa e pjesëmarrjes preferenciale, tarifë e reduktuar, rezervuar vetëm per anëtaret e SHKFSH (Pa perfshirë pagesën e kuotizacionit për 2015).
Për t’u anëtarësuar në SHKFSH, fare thjeshtë ndiqni linkun në vijim: http://shkfsh.org/si-te-antaresohesh.
Në mënyre që të marrim masa të mira organizative, lutemi konfirmoni interesin për pjesëmarrje duke ju përgjigjur këtij emaili.
Me urimet më të mira,
Stafi i SHKFSH

SHKFSH – Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise Blv.Bajram Curri,
Pallati Shpresa (Lekli Farma), Kati II, Mbas Shkolles se Baletit
www.shkfsh.org | www.facebook.com/shkfsh