ELITA E BIZNESIT
Akademia Profesionale Elita hap aplikimet për dy degët së ELITËS SË BIZNESIT përkatësisht: 1.”Menaxhimin e Biznesit” dhe 2. “Business law”.
Këto dy degë janë programe 6 mujore profesionale ku ju merrni profesionin/titullin: “Menaxher Biznesi” ne degën e Menaxhimit te Biznesit dhe “Specialist i përgjithshëm financë dhe ligji” në degën Business law.
“Elita e Biznesit” është një nga departamentet e “Akademia Profesionale Elita” dhe konsiston në përgatitjen e menaxherëve të biznesit dhe specialistëve të pergjithshëm të financës dhe ligjit.
Ne nuk jemi universitet por shkollë profesionale ku ju merrni profesion, përkatesisht profesionin e “Menaxherit te Biznesit” dhe Profesionin e “Specialistit të përgjithshëm të financës dhe ligjit”.
Ju mund te zgjidhni një nder dy programet ose dhe të dyja programet bashkë për një afat 6 mujor, vetëm ditëve të shtuna realizoni mësimin dhe praktikat.
Në ketë fazë është e hapur thirrja për aplikime për të dyja degët e Elitës së Biznesit, aplikime të cilat mbyllen më datë 25 Janar 2015.
NJOHURITE QE FITOHEN
MENAXHIMI I BIZNESIT – Profesioni : “Menaxher Biznesi”
Pas mbarimit të kësaj dege ju aftësoheni në shumë fusha të biznesit dhe menaxhimit. Ju aftësoheni të drejtoni në mënyrën më efiçente një biznes, aftësoheni në marrëdhënie me punëtorët, në realizimin e marketingut për kompaninë tuaj ose për produktet që doni të shisni, në realizimet e planeve të biznesit, të planifikimit financiar, të aplikimeve të suksesshme të kredive, aftësoheni në oratori dhe shkathtësoheni në veprimet tuaja menaxheriale, në praktikën financiare të deklarimit të fdp-ve, plotësimit e faturave, në politikat e promocionit, marrëdheniet publike, psikologjinë e kënaqësisë konsumatore, në anën juridike të një biznesi dhe të financave, planifikimin e nisjes së një biznesi të ri, mbarvajtjen e tij, por dhe në praktikën ekonomike që do të jetë një pikë shumë e rëndësishme ku kjo praktik do realizohet realisht ne tregun real. Por ju do merni drejtimin e duhur për të përballuar me sukses dhe situatat e krizave ekonomike dhe të menaxhoni risqet që do keni në vazhdueshmërinë e rrugës tuaj.
Lëndët e kësaj dege janë: 1.Oratori dhe Marketing 2.Informacion Juridik 3.Aftësi Menaxheriale 4.Probleme Sociale Bashkohore 5.Praktik Financiare 6.Planifikim Financiar 7.Menaxhim i Burimeve Njerëzore 8.Praktik Biznesi
BUSINESS LAW – Profesioni : “Specialist i përgjithshëm finance dhe ligji”
Pas mbarimit të kësaj dege ju aftësoheni në fushën teknike ekonomike dhe ligjore për bizneset, bankat por dhe administratën publike. Ju aftësoheni në realizimet e planeve të biznesit, të planifikimit financiar, të aplikimeve të suksesshme të kredive, në praktikën financiare të deklarimit të fdp-ve, plotësimit e faturave, në politikat teknike te promocionit, në anën juridike të një biznesi dhe të financave, ligjin tatimor, ligjet mbi pronësitë, përmbarimin, administratën shtetërore, planifikimin e nisjes së një biznesi të ri, mbarvajtjen e tij, por dhe në praktikën ekonomike .Ju do të bëheni një specialist i liçensuar në tre sektoret më të rëndësishme të ekonomisë sonë: 1.Aktivitet Privat (biznese) 2.Sistemin bankar dhe 3.Administratën Publike. Kjo dege do tju japi specializimin teknik për të përballuar të gjitha çështjet që kërkojnë specialistë të kualifikuar teknik në dy drejtimet kyç të një komuniteti -Financa dhe Drejtësia-.
Lëndët e kësaj dege janë: 1.Koncept Business Law 2.Praktik teknike 3.Bankë, 4.Biznes 5.Administratë Publike 6.Planifikim Financiar
*TE FTUARIT
Ne vazhdimisht ftojmë personalitete të shumë fushave, biznesmen, zv/ministra, ministra, deputet, etj të cilët krahas leksioneve ndajnë me ju përvojat e tyre dhe japin sugjerime të vyera.
DOBIA E “ELITES SE BIZNESIT”
- Ju aftësoheni në fushën e –menaxhimit- por dhe specializoheni në anën teknike te dy drejtimeve strategjike -finance dhe drejtesi
- Ne rastin se ju vazhdoni degën “Menaxhim Biznesi” ju çertifikoheni si “Menaxher Biznesi”, në rastin se ju vazhdoni degën “Business Law” ju çertifikoheni si “Specialist i përgjithshëm Finance dhe ligji” me çertifikatë të njohur nga shteti shqiptar. Nëse i vazhdoni te dyja degët ju merrni dy profesione dhe çertfikoheni me dy tituj : “Menaxher Biznesi” dhe “Specialist i përgjithshëm Finance dhe ligji”.
- Ju krijoni rrjetin e njohjeve tuaja, përfshi biznesmenët, drejtues të lartë të administrates, specialist të fushës, klient, furnitor, punëmarrës, punëdhënës, etj.
- Ju mund të ushtroni profesionin e “Menaxherit te Biznesit” dhe të “Specialistit të përgjithshëm të Financave dhe ligjit” sepse tashme i keni këto tituj të njohur nga shteti shqiptar.
- Ju do merni drejtimin e duhur për të përballuar me sukses situatat e krizave ekonomike dhe të menaxhoni risqet që do të keni në vazhdueshmërinë e rrugës tuaj menaxheriale.
- Pas mbarimit të këtyre degëve ju do të pasuroheni me një bagazh menaxherial dhe teknik që mund t’i vini në ekzekutim në biznesin tuaj ose ne institucionin ku jeni i punesuar
“Elita e Biznesit” ka prioritet të saj përgatitjen dhe nxjerrjen e studentëve të saj në tregun e punes dhe ate ekonmik si edhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi. Për këtë qëllim kemi një zyrë të posaçme.
KOHEZGJATJA E DEGES QE JU PO APLIKONI
DEGA ”MENAXHER BIZNESI” dhe DEGA ”BUSINESS LAW” zgjat vetëm 6 muaj: Janar 2015 – Qershor 2015.
VENDI I ZHVILLIMIT DHE DITA E MESIMIT DHE PRAKTIKAVE
Dega ”MENAXHER BIZNESI” Leksionet do zhvillohen vetëm ditën e Shtunë, (1 herë në javë) në qendrën e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi-t). Ndërsa praktika do të organizohet në zyra dhe institucione të ndryshme. Orari : 15;00-19;00
Dega ”BUSINESS LAW” Leksionet do zhvillohen vetëm ditën e Shtunë, (1 herë në javë) në qendrën e konferencave të hotel “Tirana International” (15kateshi-t). Ndërsa praktika do të organizohet në zyra dhe institucione të ndryshme. Orari: 10;30-14;30
KUSH MUND TE MARRE PJESE
Mosha e lejuar për aplikim është 18 – 65 vjeç.
Personat e interesuar duhet te aplikojnë deri në datën 25 Janar 2015. Jo çdo aplikim do të kualifikohet. Kandidatët fitues do të përzgjidhen nga një Bord seleksionues.
TARIFA
“Menaxhimi I Biznesit” e ka tarifën 395 euro (pagesa mund të bëhet në total ose me këste/ mundësi të shumta) Tarifës i nënshtrohen vetëm personat që kanë kaluar fazën e seleksionimit.
“Business Law” e ka tarifën 395 euro (pagesa mund të bëhet në total ose me këste/ mundësi të shumta) Tarifës i nënshtrohen vetëm personat që kanë kaluar fazën e seleksionimit.
Nese ju vazhdoni te dyja deget njëkohesisht, perkatesisht dhe degen “BUSINESS LAW” dhe degen “Menaxhim Biznesi” ju do te keni nje skontim prej 190 euro dhe pagesa për të dyja degët së bashku do jete 600 euro (pagesa mund të bëhet në total ose me këste/mundësi të shumta).
SI MUND TE APLIKOHET
Për të aplikuar, klikoni këtu dhe shkarkoni ne kompjuterin tuaj “Formulari i Aplikimit” i cili është në formatin Microsoft Word. Pasi ta keni plotësuar, lutemi dërgojeni me email si “attach” tek adresa: [email protected]
Kujdes: Data 25 Janar 2015 është data e fundit e aplikimeve!
INFORMACIONE TE TJERA
Për çdo sqarim apo informacion tjetër lutemi na kontaktoni si më poshtë:
Email: [email protected]
Tel: 0697377688 | 0682020260
WEB: akademiaelita.com
Ju falënderojmë paraprakisht dhe ju mirëpresim në Akademinë tonë !
FOTO NGA AMBIENTET
|