Nje fundjave ne Valbone

Nisjet me 4 dhe 11 Korrik

3 dite, 58 €

blog-img-350-210-2

Dita 1 Nisemi nga Tirana dhe ndalesen e pare e bejme ne liqenin e Fierzes. Pime kafen e mengjesit ne buze te liqenit panoramik dhe vazhdojme rrugen piktoreske gjithmone pergjate liqenit. Arrijme ne piken kufitare te Morines dhe pas kryerjes se formaliteteve kufitare vazhdojme rrugen ne drejtim te qytetit Gjakovës qe njihet per carshine dhe rruget e saj karakteristike. Pas nje vizite te shkurter vazhdojme rrugen per ne qytetin e Bajram Currit qe ndodhet ne kembet e malit te Hekurave dhe i rrethuar me kuroren gjigande te pyjeve me geshtenja. Ne qytetin e Bajram Currit, sipas deshires, mund te drekojme ose te vazhdojme rrugen pas nje vizite te shkurter ne qytet. Me tej i drejtohemi lugines se famshme te Valbones. Menjehere pas nje udhetimi te shkurter arrijme ne kanionin e famshen te Valbones ku distanca midis dy maleve qe e kane futur lumin ne mes arrin ne pothuajse 1m. Me pas vazhdojme rrugen dhe hyjme ne luginen qe mban emrin e lumit qe e pershkon, lugina e Valbones. Pamja eshte joshese me hapjen e saj madheshtore me pyjet perreth qe me jeshilen e tyre te bukur here te hapur e here te erret si dhe lumin shumengjyresh ne mes krijone nje kontrast te mrekullueshem, aq sa duket sikur malet te afrohen aq shume, saqe faqet e tyre te thepisura te duken sikur te bien mbi koke. Vazhdojme rrugen gjithmone duke pasur lumin sa ne nje krah ne krahun tjeter, i qete dhe ndjelles per tu futur brenda me gjithe temperaturen e tij te ulet edhe ne vere; sa i eger dhe i rrembyeshem ne mes te shkembinjve qe u ka dhene ate forme aq te bukur. Valbona ka ngjyra te mahnitshme, diku blu e hapur dhe e bardhe, diku e gjelber, diku blu e thelle, ngjyra qe nuk mund ti pershkruash me fjale. Mberrijme ne Rragam ku dhe do te akomodohemi. Me pas, shetitje e lire dhe na pret nje darke e shijshme me gatime tradicionale te zones se Valbones.

Dita 2 Pas nje mengjesi te forte me Mazen tradicionale te vendasve marim buken me vete dhe nisemi per te eksploruar natyren perreth deri tek ujvara e Rragamit, ne livadhin e pishave. Ne gjejme mundesine te pushojme pak dhe pastaj sipas deshires dikush luan volejboll, te tjeret futboll apo me rraketa tenisi. Ndonje cift mund te gjeje nje qoshe te qete per disa minuta romantike, ne mesin e ajrit te paster te pyllit me pisha qe dikur perdorej dhe per kurimin e semundjeve te mushkerive. Me pas shijojme nje dreke buze burimit te Valbones. Dhe vazhdojme ne mbasdite rrugen e kthimit per ne baze. Ne darke na presin perseri gatimet tradicionale te fshatit Valbone.

Dita 3Pas nje nate te qete ne mes te maleve dhe nje mengjesi me cicerimat e zogjve dhe fishkellimes se eres se pishave hame mengjesin dhe nisemi per ne qytetin e mrekullueshem te Gjakoves me carshine e tij karakteristike. Pasi shijojme nje dreke me gatimet tradicionale gjakovare, bejme nje vizite ne qytetin e vjeter dhe nisemi drejt Prizrenit per nje vizite te shkurter dhe pastaj kthehemi ne shtepine tone te dashur qe na ka munguar prej disa ditesh. Kthimi behet nga autostrada e re, me energji te reja. Ju urojme nje jave te qete dhe ju mirepresim ne fundjaven tjeter per te eksploruar nje pjese tjeter te bukur te vendit tone te mrekullueshem.

Gjithashtu ju ofrojme:

7 Dite ne Ksamil Sarande per vetem 120€
Akomodim, transport


divider-660


Albanian Tours

Rr. Myslym Shyri (kthesa e gjykates), Pall. 27/Shk. 1 kati i dyte, 1001 Tirana ALBANIA

Tel/Fax: +355 042428552 | Mob: +355 69 3636877
www.albanian-tours.com | e-mail: [email protected]