ISSAT

Në datën 24 Maj 2016 në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi Profesional “FISKALITETI”.

Kursi  ofron njohuri  mbi:  Legjislacionin aktual  fiskal në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e një Biznesi me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit – QKR, Drejtorinë e Tatimeve, Inspektoriatin e Punës etj, Hapjen  dhe Mbylljen  e një biznesi, Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, të Drejtat e Detyrimet e një kompanie, Deklarimet Periodike pranë Autoriteteve, etj.

Në fund të Trajnimit kursantët do të zotërojnë njohuri të mjaftueshme për të kuptuar: të drejtat dhe detyrimet e një biznesi kundrejt Institucioneve Shtetërore , si dhe të ndjekë të gjitha hallkat institucionale për hapjen, veprimtarinë dhe mbylljen e një biznesi.

PROGRAMI

Ligji i Ri i TVSH – së

Objekti dhe fusha e zbatimit ; Personat e tatueshëm; Operacionet e tatueshme/furnizimet ; Vendi i operacioneve të tatueshme/vendi i furnizimit ; Kuadri ligjor i procedurave tatimore.; Të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve.; Mënyrat alternative të vlerësimit/çmimet e referencës së qirave, doganës shitjet me pakicë.; Rimbursimi i TVSH dhe kompensimi i detyrimeve tatimore , pagesa nëpërmjet sistemit të Thesarit.;Procedura per klasifikimin e pambledhshëm të një pjese ose gjithë detyrimit tatimor/ borxhi tatimor. ; Lindja e tatimit/ momenti i furnizimit. ; Vlera e Tatueshme.; Shkalla Tatimore. ; Shërbimi elektronik, E-Taxation.; Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore.; Procedurat Tatimore Tatimi mbi të Ardhurat Personale/ TAP Dividentët, Interesat nga huat, Të ardhurat nga pronësia intelektuale apo e drejta e autorit,; Të ardhurat nga lojrat e fatit, të tjera të ardhura personale , të paparashikuara ndryshe në ligj.

Tatimi mbi Fitimin

Amortizimi; Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat; Llogaritja e kësteve paradhënie dhe korrigjimi i tyre; Përjashtime/ Fondet vullnetare të pensioneve; Tatimi mbi te Ardhurat

Pjesëmarrësit do të pajisen me ÇERTIFIKATËN “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Frekuentimi: e martë, e premte (17.30 – 19.30)

Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni “ISSAT” në adresën:

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244; [email protected]