Modelet më të pëlqyer të Mercedes-Benz janë të pajisur motorë të rinj me naftë dhe benzinë. C-Class mund të porositet në mbi 51 variante të ndryshme; 30 variante saloon dhe estate dhe 21 variante të tjera për modelet coupé dhe cabriolet. Gjenerata e re e motorëve me benzinë përfshin dhe motorin e ri të elektrizuar sistematikisht në mënyrë automatike me 4 cilindra në linjë, me EQ boost (starter/gjenerator i integruar) dhe sistem elektrik 48 voltësh, kombinim i cili mundëson funksione shtesë dhe redukton në maksimum konsumin e karburantit. Motorët me benzinë gjithashtu janë të pajisur me filtër grimcash. C-Class gjithashtu do të jetë i pajisur me motorë ultra modernë me naftë OM 654 (një kombinim të një blloku motorik alumini dhe pistonësh çeliku, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të NANOSLIDE®, çelik special i përforcuar, të veshjeve të mureve të cilindrave), të cilët janë më ekonomikë dhe më të fuqishëm. Motorët me naftë janë të pajisur gjithashtu me një filtër partikular si standard, çka i bën ato me miqësor me ambientin.
|