instituti i studimeve strategjike & trajnimeve

Trajnimi i Avancuar Profesional:

“Marketingu në Praktikë.
Aftësi Profesionale të Shitjeve”

Lektore: Zhaklina Rira

Data e fillimit: 27 Tetor 2020

 

Për të rritur imazhin e Kompanisë, Organizatës, Biznesit, ka nevojë për: përkushtim, kreativitet dhe profesionalizëm.

Në këtë Trajnim do të mësoni të shihni jashtë kornize, do të praktikoni live se si te menaxhoni Marketingun dhe shpejtësinë, me të cilën po evoluon. Pjesëmarrësit do të ndahen në 3-4 grupe. Secili grup do të jetë një Kompani më vete (të gjitha të natyrave të ndryshme për të kuptuar nga praktika se ku ndryshon plani i Marketingut nga një Kompani Distribucioni me një Media, apo me nje Kompani Ndërtimi) dhe do të sillet si Departamenti i Marketingut i asaj Kompanie duke e bërë real, të gjallë dhe aktiv Trajnimin deri në finale.

Trajnimi me praktikën, ushtrimet, këshillimin, mentorimin, do t’ua thjeshtojë procesin e Planifikimit, si dhe krijimin e Strategjisë së duhur të Marketingut për të qenë një hap para tregut dhe konkurencës.

Trajnimi fokusohet në format e Marketingut offline dhe online, metodat më inovatore të realitetit virtual të Marketingut, të cilat ende nuk përdoren në Shqipëri.

Në përfundim të Trajnimit ju do të jeni kompetentë në hartimin dhe realizimin e Planit 1-vjeçar të Marketingut për Kompaninë/Organizatën, apo Projektin tuaj.

Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën “ISSAT” me Nr. License LN-8689-11-2014.

Frekuentimi: 2 herë në javë, orari 17.30-19.30;

Regjistrimi: CV, fotokopja e diplomës universitare; fotokopja e ID; 2 foto (formati i fotos e pasaportës); Formulari i aplikimit i plotësuar;

 

Adresa:
Rr. Sami Frashëri, Kompleksi nr.56, Nobis, Seksioni L, Kati 6.

Cel: 0677174773

Email: [email protected]