Forca e vërtetë e GLE-së së re ndihet në interiorin e saj. Interiori vjen me risi të shumta; më shumë hapësirë dhe komoditet maksimal. Opsionalisht GLE e re mund të porositet me 7 vende, ku hapësira dhe komoditetit sërish është maksimale. GLE e re është e pajisur me dy ekranë ekranë FULL HD 31.2 cm (12.3 inç), të kombinuara në një dizajn elegant; Cockpit luksoz dhe ekran i gjerë pa shkëputje (i njëtrajtshëm). Ndriçimi i brendshëm ofron një shumëllojshmëri ngjyrash dhe tonalitetesh; 64 tonalitete të ndryshme dhe mund të personalizohet sipas dëshirës. Konsola qëndrore e GLE vjen me një dizajn elegant, intuitive dhe shumë praktike. GLE e është e pajisur me sistemin më fundit të MBUX – Mercedes-Benz User Experience. Me komandën “Hej Mercedes”, mund të kryeni një sërë funksionesh. Modelet e reja të GLE-së janë të pajisur dhe me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës në drejtimin e mjetit; Intelligent Drive dhe paketën e Asistetit të Drejtimit. Paketa e Asistentit të Drejtimit (Driving Assistance Package), e cila përfshin Asistentin Aktiv të Ruajtjes së Distancës (Active Distance Assist Distronic) dhe asistentin e timonit (Steering Assist), kamera 360 gradë dhe shumë opsione të tjera. Sigurisht, elementi më kryesor është rikonceptimi i optimizuar i hapësirës së brendshme, në pjesën e përparme në zonën e pasagjerit dhe shoferit, në pjesën e pasme të pasagjerëve dhe në pjesën e sipërme. Më shumë komoditet dhe më shumë shkathtësi, plus funksione totalisht të reja, të tilla si “free driving mode”, mundësohen dhe nga sistemi (opsional) i suspensionit E-ACTIVE BODY CONTROL dhe që tani kombinohet me sistemin e amortizimit me ajër, AIRMATIC të zhvilluar rishtazi, të cilat mundësojnë kontroll individual në çdo rrotë.
|