image
image

Oferta fantastike dhe 5 vite garanci për modelin e ri C-Class

Nuk bëhet fjalë thjesht për modelin më të mirë, por për një model të përmirësuar deri në perfeksion. C-Class është modeli më i pëlqyer i Mercedes-Benz dhe shquhet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje që janë përmirësuar në maksimum në modelin e fundit. Ndërsa ne kemi përgatitur dy oferta fantastike për modelin e ri C 200 d; një ofertë për modelin me stilim standard në ngjyrë të bardhë dhe një ofertë tjetër për modelin me stilim AMG në ngjyrë të zezë. Jo vetëm kaq! Përveç çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të Mercedes-Benz, ju dhurojmë dhe 3 vite garanci shtesë përmes paketës “Secure”.

image

C 200 d stilim standard: 40 000 Euro dhe 5 vite garanci

Që në pamje të parë, C-Class të krijon një ndjesi të veçantë. Forma dhe dizajn elegant, të kombinuara me mjeshtëri me teknologjinë më të fundit. C 200 d në ngjyrë të bardhë dhe stilim standard, prodhim i 2019 dhe me 0 km, e përfitoni në ofertë për 40 000 Euro (përfshirë targa dhe TVSH). Përveç, çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, ne ju dhurojmë dhe 3 vite garanci shtesë. Në total, C-Class i ri mundësohet me 5 vite garanci dhe shumë avantazhe të tjera…

Me shume info
image

C-Class i ri me stilim AMG: 45 000 Euro dhe 5 vite garanci

Dizajni i C-Class padiskutim është elementi kryesor i suksesit të tij. Dhe ajo çfarë e bën të veçantë edhe në ditët e sotme është dizajni sportiv, i kombinuar me mjeshtëri me risitë dhe teknologjinë më të fundit. C-Class është shprehja më kuptimplote e stilit dhe dizajnit modern dhe sportiv të Mercedes-Benz. Dhe kur çdo gjë është perfekte, ne thjesht ua bëjmë vendimmarrjen më të thjeshtë. C-Class e ri në ngjyrë të zezë, stilim AMG, tavan panoramik, prodhim i 2019 dhe me 0 km, e bëni tuajin për 45 000 Euro (përfshirë targa dhe TVSH). Përveç çmimit fantastik dhe garancisë 2-vjeçare të prodhuesit, ju dhurojmë dhe 3 vite të tjera garanci.

Me shume info
image

Interiori: Elegancë, prestigj dhe luks

Interiori i C-Class të ri është një kënaqësi me vete, një kombinim fantastik i sensuales me sportiven. Materiale të cilësisë superiore, saktësi precize e përpunimit të materialeve dhe shumë elementë të tjerë, të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve S-Class. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timoni i ri i rikonceptuar totalisht, paneli tërësisht digjital dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit..

Me shume info
image

Financim deri në 90 % të vlerë së mjetit

Për ta bërë sa më të prekshëm për të gjithë ardhuruesit e modelit më të pëlqyer të Mercedes-Benz, ofertat fantastike dhe garancia 5-vjeçare shoqërohet dhe me disa paketa fantastike financimi, të cilat mund të përshtaten sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Mundësitë e financimit për të dy modelet C-Class në ofertë përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 10 % e vlerës së mjetit, ndërsa periudha e financimit varion nga 1 deri në 6 vite.

Me shume info