Arkivat, krijimi dhe administrimi i tyre në institucionet publike dhe private

Data e Fillimit
25 Janar 2019

Kohëzgjatja
8 javë

Kursi i Trajnimit ka si qëllim t’u ofrojë pjesëmarrësve konceptet bazë të administrimit shkresor në Institucionet publike e private, si dhe detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore.

Pjesëmarresit do të aftësohen për krijimin dhe administrimin e Arkivës përmes evidentimit, klasifikimit, shërbimit dhe ruajtjes së dokumentave shkresore, apo elektronike nga nëpunësit e Arkivës, në Institucionet publike ose private.

Në fund të Trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me ÇERTIFIKATËN “ISSAT”.

Frekuentimi: e Premte 17.30 – 19.30

Regjistrimi: CV, Fotokopja e Diplomës Universitare; fotokopja e ID ose pasaportës; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.

Adresa: Rr. e Kavajës, Tiranë; Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244; [email protected]