image
image

C-CLASS I RI: PËRMIRËSIMI NUK NJEH KUFIJ.

Nuk bëhet fjalë thjesht për modelin më të mirë, por për një model të përmirësuar vazhdimisht, deri në perfeksion. Pikërisht kjo ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër. Kjo vlen në jetë, në sport dhe sigurisht edhe në udhëtim. C-Class njihet për format dhe dimensionet perfekte, komoditetin dhe luksin e interiorit, detaje që janë përmirësuar në maksimum edhe në modelet e fundit. Modelet e reja C-Class i gjeni në showroom-in tonë në disa variante, ose mund t’i porosisni të personalizuar sipas dëshirës.

image

Dizajn sportiv, i rikonceptuar dhe rafinuar.

Që në pamje të parë, C-Class i ri të krijon një ndjesi të veçanë. Në shikimin e dytë do të dalloni elagancën “par exellence”, një stil që kombinon kontradikta në një model të vetëm. Dizenjuesit e Mercedes-Benz, tek modelet e reja C-Class kanë kombinuar me shumë mjeshtëri format progresive me shumë elementë inovativë, dhe rezultati është një model sa sportiv aq dhe luksoz. Linja të mrekullueshme të kombinuara me elegancë në pjesën e përparme dhe të pasme. Forma të frymëzuara nga natyra, të kombinuara me mjeshtëri me teknologjinë më të fundit.

Me shume info
image

Kur çdo gjë duket e përsosur, qëllimi i vetëm është perfeksioni.

Interiori i C-Class të ri është një kënaqësi me vete, një kombinim fantastik i sensuales me sportiven. Materiale të cilësisë superiore, saktësi precize e përpunimit dhe shumë elementë të tjerë të japin një ndjesi fantastike, të njëjtë me atë të modeleve modelet luksoze të Mercedes-Benz. Hapësira e bollshme është një tregues i luksit modern në modelet C-Class. Arkitektura sportive është adoptuar me mjeshtëri me pamjen e re të panelit; butonë me prekje dhe timonin e ri të rikonceptuar totalisht, panele tërësisht digjitale dhe ekranë më të mëdhenj, përfshirë dhe sistemin multimedial të gjeneratës së më të fundit.

Me shume info
image

Gamë e re motorësh të fuqishëm dhe efikasë.

Modelet më të pëlqyer të Mercedes-Benz janë të pajisur motorë të rinj me naftë dhe benzinë. C-Class mund të porositet në mbi 51 variante të ndryshme; 30 variante saloon dhe estate dhe 21 variante të tjera për modelet coupé dhe cabriolet. Gjenerata e re e motorëve me benzinë përfshin dhe motorin e ri të elektrizuar sistematikisht në mënyrë automatike me 4 cilindra në linjë, me EQ boost (starter/gjenerator i integruar) dhe sistem elektrik 48 voltësh, kombinim i cili mundëson funksione shtesë dhe redukton në maksimum konsumin e karburantit. Motorët me benzinë gjithashtu janë të pajisur me filtër grimcash. C-Class gjithashtu do të jetë i pajisur me motorë ultra modernë me naftë OM 654 (një kombinim të një blloku motorik alumini dhe pistonësh çeliku, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të NANOSLIDE®, çelik special i përforcuar, të veshjeve të mureve të cilindrave), të cilët janë më ekonomikë dhe më të fuqishëm. Motorët me naftë janë të pajisur gjithashtu me një filtër partikular si standard, çka i bën ato me miqësor me ambientin.

Me shume info