Njoftim mbi sherbimet ne fushen e Sigurise dhe Shendetit ne vendet e punes
te ofruara nga Energy Plus Albania

Çdo individ sipas statusit të punësuarit në çdo institucion apo biznes ka të drejtë të ketë një mjedis pune të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe mënyra më e mirë për këtë është bashkëpunimi me kompani që kanë përvojë në fushën e sigurisë në punë.

Të gjitha bizneset duhet të kenë mirë planifikuar, metodat dhe mënyrat per ti njohur punëmarrësit me koncepte te tilla siç janë rreziku, risku, informimi, formimi, dëmi, masat parandaluese dhe mbrojtëse, pajisje mbrojtëse individuale etj. dhe mbi të gjitha, bizneset duhet të fillojnë sa më parë procesin e edukimit dhe të trajnimit në përputhje me nenin nr. 19 te Ligjit 10237 datë 18 shkurt 2010 dhe Ligje apo nen-ligje të tjera si dhe të standarteve Europiane. Një proces i tillë formimi e trajnimi jo vetem do të ulë në menyrë të konsiderueshme aksidentet dhe sëmundjet profesionale por do të rriste dhe prestigjin e bisneseve shqiptare ne konkorrencë me ato të huaja që kanë aktivitete në shqiperi.

Gjithnjë e më shumë investitorët e huaj, por edhe shqiptar kerkojnë të bashkpunojnë me kompani të cilat zbatojnë ligjet e sigurise dhe shendetit ne pune dhe standartet ndërkombëtare per te gararantuar një investim të sigurtë duke synuar kualifikimin cilësor te staff-it nëpërmjet organizmave të certifikuara.

Duke u nisur nga rëndësia e këtij fenomeni dhe nga zhvillimi i kuadrit ligjor rregullator për këtë fushë në Shqipëri, Energy Plus Albania, në bashkepunim me expert Italian dhe shqiptar të kompanisë italo-shqiptare ofron për të gjitha kategoritë dhe tipologjitë e ndërmarrjeve apo istitucioneve qofshin këto private apo shtetërore sherbimet e meposhteme.

Në fushën e formim-trajnimit Energy Plus Albania e zhvillon aktivitetin e saj në konformitet me liçencën nr. LN-8413-08-2014, lëshuar nga QKL–ja dhe e miratuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Sherbimet e ofruara - Image
Lutemi lejoni shfaqjen e fotove
Energy Plus Albania Sh.p.k
Rruga “Abdi Toptani”, Torre Drin,
Kati 0, Nr.11 Tirane, Albania
[email protected]
www.energyplusitalia.com
+355 696 41 33 48 Albania
+39 349 73 69 077 Italy