image

S90

Një epokë e re në dizajn dhe inovacion

Ne ndërtojmë automjete, që janë ndryshe. Sepse ne mendojmë ndryshe dhe duam që shoferin më të mire në botë ta bëjmë pak më të mirë. Volvo e re S90 fillon gjeneratën tjetër të automjeteve Volvo, në të cilën materialet natyrale bashkohen me teknologjinë intuitive.

Si brenda ashtu dhe jashtë Volvo S90, ju mund të ndjeni kujdesin dhe konsideratën e përpiktë. Që nga druri i rrallë nordik deri tek linja delikate e konturit mbi kofano, çdo detaj është një shprehje luksoze e artizanatit të vërtetë skandinav.

Motorrët tanë të rinj inovativë ofrojnë balancën perfekte ndërmjet fuqisë dhe efiçencës, duke ju dhënë atë kënaqësi ngarjeje që ju dëshironi nga një Volvo dhe konsum karburanti e emetime gazrash pabesueshmërisht të ulët.

Duke filluar nga 580 euro/muaj

POROSITJA E KATALOGUT

 

image

XC90

Ndërtuar për të ardhmen

Një dizajn harmonik – luks i dlire, i paster, me siguri te avancuar dhe komfort për të 7 personat. Çdo detaj është projektuar për ta bërë ngarjen më të thjeshtë, më të pëlqyeshme, dhe më pak stresuese.

Me Volvo XC90 kemi krijuar një automjet, tek i cili njeriu dhe nevojat e tij janë në fokus më shumë se kurrë ndonjëherë. Falë formës së tij, ai paraqitet plot besim, pa u dukur i bezdisshem. Ambienti i brendshëm përcaktohet nga materiale natyrale dhe artizanati më i mirë.

Çdo element punon në harmoni, i bërë nga materialet më të përsosura – si lëkura e butë dhe druri poroz. Me detaje unike si një levë marshi prej kristali dhe sediljet para me ventilim të frymëzuara nga forma njerëzore me funksion masazhi dhe mbështetje elektrike për mesin.

Motorrët tanë të rinj inovativë ofrojnë balancën perfekte ndërmjet fuqisë dhe efiçencës, duke ju dhënë atë kënaqësi ngarjeje që ju dëshironi nga një Volvo dhe konsum karburanti e emetime gazrash pabesueshmërisht të ulët.

Duke filluar nga 770 euro/muaj

POROSITJA E KATALOGUT