ISSAT

Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” në datën 24 Nëntor 2016, do të fillojë Kursi Profesional: “ARKIVAT, KRIJIMI DHE ADMINISTRIMI I TYRE NË INSTITUCIONET PUBLIKE DHE PRIVATE“.

Kursi i Trajnimit ka si qëllim t’u ofrojë pjesëmarrësve konceptet bazë të administrimit shkresor në Institucionet publike e private, si dhe detyrimet ligjore për krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e pasurisë arkivore.

Pjesëmarresit do të aftësohen për krijimin dhe administrimin e Arkivës përmes evidentimit, klasifikimit, shërbimit dhe ruajtjes së dokumentave shkresore, apo elektronike nga nëpunësit e Arkivës, në Institucionet publike ose private.

Kursi i adresohet kategorive si më poshtë:

  • nëpunës të Arkivës/arkivues
  • nëpunës të bibliotekave
  • nëpunës të Arkivës Elektronike
  • nëpunës të Bibliotekave
  • nëpunës të Protokollit në Institucione publike dhe private
  • nëpunës të Librarive
  • nëpunës të sistemimit të dosjeve dhe të s hkresave
  • nëpunës të skedarëve

Gjate Trajnimit, pjesëmarrësit do të kryejnë Praktikë mbi administrimin dhe ruajtjen e dokumentave.

Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Frekuentimi: e Enjte, ora 1730

Kohëzgjatja: 8 javë

Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:

Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
[email protected]