logo
logo
image

 

image

Thirrje për Aplikim:
Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Berat dhe Korçë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim në kursin profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

Kursi do të zhvillohet përgjatë 6 muajve trajnimi intensiv. Trajnimi është i ndarë sipas moduleve të mëposhtme:

  • 8 javë orë teorike duke mbuluar tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale , vlerësimi dhe dokumentimi
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës së punës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë punë praktikë në ndërtesa historike.

Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë të lëshuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme

(Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një vlerë e shtuar)

Aplikimi dhe afatet:

Personat e interesuar mund të shkarkojnë formularin e aplikimit këtu: (​http://chwb.org/albania/wp-content/uploads/sites/4/2016/11/VET_Formular_aplikimi.pdf) ose mund ta tërheqin atë pranë adresave të mëposhtme në qytetet përkatëse. Formulari i plotësuar, së bashku me dokumetat e ​kërkuar, do të dorëzohen pranë të njëjtave institucione.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 9 Dhjetor 2016, ora 12:00.

 

GJIROKASTËR

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa: Lagjia “11 Janari”, Pazar
Nr. i telefonit: +355 84262441
E-mail: [email protected]
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Adresa: Lagjia “Blloku i Furrave”
Nr. i telefonit: +355 84 636 13
E-mail: [email protected]
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik
Adresa: Lagjia “Kodra e Shtufit”
Nr. i telefonit: +355 84 26 7590
E-mail: [email protected]

BERAT

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa: Mangalem, Rr.”Petrit Lulo”
Nr. i telefonit: 03 232393
Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”
Adresa: Rr. “Tafil Skëndo”
Zyra Rajonale e Punësimit
Nr. i telefonit: 032 – 320 01
E-mail: [email protected]

KORÇË

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare
Adresa : Lagjja 11, Rr. “Lefter Serafini”
Nr. i telefonit: 08 2243122
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit
Adresa: Lagjia 9, Rr “1 Maji”
Nr. i telefonit: 082 – 430 63
Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik
Adresa : Rruga: “1 Maji”
Nr. i telefonit/ Fax: 082 24 27 29

 

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti 5 Euro/dita (kjo vlerë është e përshtatshme për një vakt dreke në të tre vendet ku do të organizohen trajnimet).

Ky projekt është i financuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qeveria Suedeze.