INSTITUTE OF STRATEGIC STUDIES AND TRAINING

Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ‘ISSAT’- Tiranë, do të zhvillohet Trajnimi Profesional:

“MENAXHIM PROJEKTESH”
(Fokusi: Përgatitja e aplikimit për projektet e BE)

Data e fillimit: 16 Nëntor 2016

Objektivat e Kursit:

  • Të aftësojë aplikuesit potencialë për të përgatitur / dizenjuar një projekt- propozim të suksesshëm.
  • Të përcjellë zhvillimet më të fundit në lidhje me instrumentin e ri financiar të BE për periudhën 2014-2020, duke identifikuar sektorët potencialisht më strategjikë për t’u financuar.
  • Të thellojë njohuritë lidhur me rregullat dhe procedurat ligjore të aplikueshme për asistencën financiare të BE.
  • Të njohë aplikuesit me fazat nëpër të cilat kalon procesi i shqyrtimit dhe aprovimit të projekt- propozimit të tyre.
  • Të mundësojë zgjerimin e burimit të marrjes së informacionit lidhur me projektet e financuara nga fondet e BE.

Kohëzgjatja e trajnimi:: 5 javë

Frekuentimi: 2 herë në javë 17:30 – 19:30

Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:

Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
[email protected]