Logo ISSAT

INSTITUTE OF STRATEGIC STUDIES AND TRAINING

Ju njoftojmë se në datën 10 Nëntor 2016, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi i Avancuar Profesional: “KUALIFIKIMI I PUNONJËSVE SOCIALË PËR FËMIJËT AUTIKË”.

Qëllimi i Trajnimit është: Ofrimi i njohurive të thelluara rreth Autizmit dhe forcimi i rolit të punonjësit social si pikë kyçe në procesin e vlerësimit dhe trajtimit të rastit.

Ndër Objektivat e Trajnimit janë: Njohja e çrregullimit si nosologji; identifikimi i Simptomave; njohja e parimeve të punës në grup, në ekipin multidisiplinar; njohja e parimeve të ndërhyrjes; njohja e strukturave që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm dhe legjislacioni në fuqi.

Trajnimi synon pjesëmarrje interaktive nëpërmjet paraqitjes së rasteve teorike, si dhe sjelljen e shembujve konkrete për diskutimin klinik.

Programi i Trajnimit do të përmbajë dhe trajtojë:

  • Autizmi si çrregullim i përhapur i zhvillimit, përkufizime, të dhënat epidemiologjike, klasifikimi.
  • Etiologjitë e Autizmit dhe spektri klinik i tij.
  • Gjuha dhe paragjuha në autizëm.
  • Vlerësimi klinik dhe diagnostifikimi.
  • Roli i punonjësit social në trajtimin e Autizmit.
  • Roli i prindit në diagnostifikimin e hershëm dhe trajtimin.
  • Të dhënat mbi legjislaclonin shqiptar për fëmijet me autizëm.
  • Kërkimet në Autizëm.

Pjesëmarrësit:

  • Psikologë klinikë
  • Punonjës socialë
  • Mjekë familjeje
  • Logopedë
  • Punonjës të Edukimit Parashkollor.
  • Punonjës arsimorë të Ciklit të ulët
  • Studente të nivelit MA Profesional dhe Shkencor
  • Prindër

Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN “ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.

Frekuentimi: e Martë, e Enjte 17:30 – 19:30

Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në:
Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244
[email protected]