PROKURIMET PUBLIKE

Data e Fillimit

9 Shtator 2016

Kohëzgjatja

2 muaj

Qëllimi i Trajnimit
1
Pjesëmarrësit të përvetësojnë njohuri të sistemuara për Legjislacionin e Prokurimit Publik dhe Rregullat e Prokurimit.
2
Pjesëmarrësit, të cilët punojnë prej kohësh me Prokurimet Publike të kenë mundësi të sjellin dhe diskutojnë situatat e hasura në praktikë duke adresuar ato sipas dispozitave ligjore.
3
Pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri për procedurat e ankimit, si duhet të komunikohet me autoritetin kontraktor dhe Komisionin e Prokurimit Publik në rastet e ankesave.
4
Çdo njohuri ilustrohet me raste nga praktika dhe pjesëmarrësit janë të lirë të sjellin raste nga praktika e tyre.
Temat që do të trajtohen
  • Prokurimi Publik në Institucionet e Administratës Publike dhe në sektorin privat.
  • Rregullat e Prokurimit Publik, praktikat më të mira në këtë fushë.
  • Terminologjia, konceptet, parimet ligjore që rregullojnë proçedurat e Prokurimit Publik.
  • Procedurat e Prokurimit Publik në kuadrin e Legjislacionit shqiptar të Prokurimit Publik.
  • Përditësimi me ndryshimet e Ligjit të Prokurimeve.
  • Përgatitja e Dosjes së Tenderit
  • Rëndësia e kritereve për kualifikim dhe kritereve për vlerësim në një proçedurë prokurimi.
  • Proçedurat e rishikimit të Prokurimit Publik.
  • Ligjshmëria e veprimeve në procedurat e Prokurimit Publik.
Trajnimi mund të ndiqet edhe online nëse aplikantët janë nga rrethet.
Çertifikata ” ISSAT” , është njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e martë, e premte 17.30.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
ISSAT

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE
Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244
[email protected]