INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE Ju njoftojmë se në datën 13 Qershor 2016, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” do të fillojë Trajnimi i Avancuar Profesional : “KUALIFIKIMI I PUNONJËSVE SOCIALË PËR FËMIJËT AUTIKË”. Qëllimi i Trajnimit është: Ofrimi i njohurive të thelluara rreth Autizmit dhe forcimi i rolit të punonjësit social si pikë kyçe në procesin e vlerësimit dhe trajtimit të rastit. Ndër Objektivat e Trajnimit janë: njohja e çrregullimit si nosologji; identifikimi i Simptomave; njohja e parimeve të punës në grup, në ekipin multidisiplinar; njohja e parimeve të ndërhyrjes; njohja e strukturave që ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm dhe legjislacioni në fuqi. Trajnimi synon pjesëmarrje interaktive nëpërmjet paraqitjes së rasteve teorike, si dhe sjelljen e shembujve konkrete për diskutimin klinik. Programi i Trajnimit do të përmbajë dhe trajtojë:
Pjesëmarrësit:
Frekuentimi: e hënë, e premte (17.30 – 19.30) Specializantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – ” ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit. Dokumentat e nevojshme për regjistrim: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar |