image

Dëshironi të specializoheni në fushën e gazetarisë?

Nëse dëshironi të merrni profesionin e “GAZETARIT” dhe të praktikoheni në këtë profesion mund të aplikoni tani…
Tashmë është momenti juaj…

 

Ju do të pajiseni me dëshmi të njohur nga shteti shqiptar për profesionin e Gazetarit.

MOS E HUMBISNI KËTË MUNDËSI APLIKONI TANI DHE MERRNI KËTË PROFESION ME KAQ VLERË…

 

image
image

 

Këtu keni formularin e aplikimit.

FORMULARI APLIKIMIT

Duke e klikuar ai shkarkohet në kompjuterin tuaj, më pas plotësojeni dhe na e dërgoni tek adresa: [email protected]

 

Ose mund të paraqiteni pranë zyrave tona në Tiranë dhe mund të aplikoni aty. Për më shumë informacione telefononi : 0682020260 ose klikoni në faqen tonë http://elitaacademy.com/gazetaria/

 

Më shumë informacione:

Ju do të pajiseni me dëshmi të njohur nga shteti shqiptar për profesionin e Gazetarit.
Elita hap dyert për gazetarët e rinj: Dëshironi të bëheni gazetar? Keni mbaruar gazetarinë por nuk dini se nga ta nisni punën? Keni dëshirë të praktikoni aftësitë tuaja në gazetari? Doni të provoni veten në terren si reporter? Tek Elita mund të mësoni më shumë mbi profesionin e jetës suaj, nga emrat më në zë të gazetarisë shqiptare. Leksione, praktika, biseda me gazetarë të afirmuar, të gjitha në Akademinë Profesionale Elita.
Gjithashtu kjo degë orienton drejt të drejtave dhe detyrimeve që ka një reporter, një redaktor përgjegjës, një kryeredaktor, një drejtor informacioni apo drejtor redaksie, një botues apo një president i një mediaje elektronike. Përveç të tjerash orientohen të interesuarit për shkrime publicistike, analiza, komente dhe opinione, si edhe mënyra për të ruajtur fleksibilitetin dhe paanshmërinë në raportet e vështira midis medias, biznesit dhe politikës. Kjo degë do ndahet në pjesën teorike dhe atë praktike ku pjesëmarrësit të realizojnë një përgatitje të plotë në këtë fushë.
Në mbarim të kësaj dege ju do të jeni përgatitur në profesionin e gazetarit dhe do të jeni çertifikuar me titullin “GAZETAR” të njohur nga shteti shqiptar.
Studentët do të marrin bazat teorike dhe praktike mbi të shkruarin e lajmeve dhe zhanreve të tjera të gazetarisë në shtypin e shkruar, median elektronike, median sociale dhe televizion duke i aftësuar ata për të kuptuar formën korrekte, përmbajtjen sipas parametrave të njohur botërisht për lajmin e shpejtë dhe të konfirmuar në të paktën 3 burime; të kenë informacionin bazë për faqosjen, montazhin audio dhe video, formulimin muzikor, grafikën, gjithçka që i nevojitet një materiali të shkurtër apo të gjatë në procesin e postproduksionit.

Lëndët në degën e gazetarisë:

 

1. Shkrim dhe raportim lajmi
2. Marrëdhënie publike
3. Gazetari radioje

4. Gazetari televizive dhe teknika zhanresh televizive
5. Informacion ligjor
6. Praktikë

 

Ju mund të ushtroni pas mbarimit të degës së “GAZETARISË” profesionin e:

 

1. Gazetarit në televizion
2. Gazetarit në portale online
3. Gazetarit në gazeta
4. Gazetarit në revista
5. Gazetarit politik
6. Analistit dhe opinionistit
7. Specialistit të komunikimit në institucione publike qëndrore dhe lokale

8. Specialistit të komunikimit dhe PR-i në biznese të mesme dhe të mëdha
9. Zëdhënës në zyrat e shtypit pranë institucioneve publike dhe private
10. Specialist komunikimi pranë subjekteve politike
11. Reporter
12. Redaktor përgjegjës
13. Kryeredaktor