ISSAT
Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” në datën 8 PRILL 2016, do të fillojë Kursi Profesional: MENAXHIM TURIZMI
Lektore Dr. Ariana ÇELA
Qëllimi
Trajnimi fokusohet rreth rolit që turizmi luan në shoqërinë bashkëkohore, industrisë së turizmit, zhvillimin e Turizmit, rreth komponentëve të biznesit të Turizmit, metodat kërkimore, Industrive të lidhura me Turizmin, shërbimet turistike, destinacionet turistike dhe infrastruktura turistike.
Një vëmendje të vecantë do ti kushtohet metodave dhe proceseve në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, të tilla si: pjesëmarrja qytetare, bashkëpunimi me grupet e interesit, çështje ligjore e rregullatore dhe impakti ekonomik, mjedisor e social i Turizmit
Përshkrimi
- organizimi i industrisë së Turizmit, menaxhimi i shërbimeve.
- komponentët e sistemit të turizmit.
- proceset e planifikimit, marketingut dhe kërkimit në fushën e turizmit.
- impakti ekonomik, social-kulturor dhe mjedisor i Turizmit.
- metodat e përdorura për garantimin e cilësisë së mjedisit, të tilla si LAC, ROS dhe kapaciteti shfrytëzues.
- proceset e zhvillimit dhe menaxhimit të destinacioneve turistike
- njohja me varietetin e aseteve të trashëgimisë kulturore të cilat mund të shndërrohen në produkte turistike dhe mundësitë e lidhjes së Turizmit të Trashëgimisë kulturore me zhvillimin e komunitetit.
- njohja me proceset bashkëpunuese duke përfshirë qytetarët, grupet e vecanta të interesit, agjencitë qeveritare dhe bizneset turistike dhe ato të lidhura me Turizmin.
- rëndësia e bashkëpunimit rajonal për zhvillim rajonal të qëndrueshëm të Turizmit
Përfituesit
- Ofrues të shërbimeve turistike- biznese të argëtimit, të hotelerisë, Agro-Turizmit, guida turistike.
- Menaxherë të Drejtorive Rajonale të Kulturës.
- Specialistë të Agjencive Turistike.
Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN ‘ISSAT’, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Frekuentimi: e mërkurë, e premte (17.30 – 19.30);
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar
Adresa : Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244; [email protected]
|