1. Administrim Publik, kontrolli dhe përgjegjësia në administratën publike
Njohuritë e kësaj lënde përqendrohen në hyrje ne administrim publik dhe prezantimin dhe sqarimin e koncepteve mbi kontrollin dhe përgjegjësinë e administratës publike. Lënda përfshin njohuri mbi rolin dhe funksionet e kontrollit në menaxhimin e organizatave publike, vlerat etike, integritetin dhe moralin. Një pjesë të konsiderueshme të lëndës e zënë njohuritë mbi aktivitetet përbërëse të kontrollit, sqarohet natyra e kontrolleve parandaluese, zbuluese ose drejtuese. Mënyra dhe mjetet e komunikimit në procesin e kontrollit gjithashtu janë pasqyruar dhe theksuar si mjaft të rëndësishme për realizimin e kontrolleve efektive. Lënda fokusohet në mënyrë të veçantë në problematikën teoriko-praktike që lidhet me kontrollin e brendshëm në institucionet dhe organizatat publike. Në këtë kontekst janë sqaruar edhe konceptet e fushave të përgjegjësisë së individit apo drejtuesit, bazuar në legjislacionin shqiptar.
2. Finance Publike
Ky kurs i njeh studentët me disa koncepte kryesore mbi njësitë institucionale, sektorët dhe funksionet e qeverisjes, organizimin financiar të administratës publike, sistemet e menaxhimit financiar dhe elementet e kontrollit të brendshëm të një njësie publike, roli i titullarit/ drejtuesit të departamentit në përcaktimin e risqeve që lidhen me arritjen e objektivave dhe kontrollet që duhen vendosur për minimizimin e tyre. Kursi ofron njohuri bazë mbi kontabilitetin publik, llojet e kontabilitetit, rolin e kontabilistëve dhe informacionin që prodhohet prej tyre, bazat e kontabilitetit dhe si mbi mënyrën se si ndikon momenti i njohjes së shpenzimeve dhe të ardhurave publike në vendimmarrjen dhe menaxhimin financiar të njësisë publike. Një vend i veçantë i kushtohet hartimit të pasqyrave financiare, përdoruesve të tyre, rëndësisë së informacionit financiar të paraqitur në formën e burimeve, aktivëve apo performancës së njësisë publike gjatë një periudhe të caktuar dhe detyrimit ligjor për prodhimin e tyre sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara. Në përfundim trajtohet raportimi i kombinuar bazuar në informacionin e ofruar nga kontabiliteti financiar dhe kontabiliteti i drejtimit kryesisht për matjen e performancës gjatë zbatimit të buxhetit të një institucioni publik.
3. E drejte Administrative
Lënda synon të ofrojë njohuri themelore mbi: të drejtën administrative, parimet themelore të organizmit të shtetit dhe vendimmarrjes administrative, zhvillimin e së drejtës administrative dhe krijimin e hapësirës administrative europiane, komitologjinë, menaxhimin e ndarë dhe të përbashkët, parimet themelore të së drejtës administrative evropiane, miradministrimin si vlerë dhe praktikë e mirë në të drejtën administrative evropiane,: Ombudsmani evropian.
4. Menaxhimi i Burimeve njerzore dhe lidershipi
Në këtë lëndë do të merrni leksione për zhvillimin e burimeve njerëzorë, menaxhimin strategjik, rolin e liderit, drejtimin e departamentit, drejtimin e ekipit, organizimin e punës, analizën e punës dhe matjen e performancës, teknikat e planifikimit të burimeve njerëzorë, rekrutimin e punonjësve, vlerësimin e performance, etj.
5. Oratoria
Në lëndën e oratorisë do realizohen orë praktike mbi zhvillimin e oratorisë, debate administrative, etj.
6. Organizatat jo qeveritare dhe partitë politike
Në këtë lënde do flitet për funksionimin e organizatave jo qeveritare dhe partive politike, ecurinë e tyre dhe do mbulohet dhe ana ligjore –ekonomike e tyre.
7. Praktik Profesionale
Në ditët e praktikes shkolla realizon praktikën institucionale, nëpër parti, OJF, institucione publike, dhe në forma të tjera për të arritur objektivat përkatëse.
|