ISSAT

Në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve ‘ISSAT’- Tiranë, do të zhvillohet Trajnimi Profesional:
“MENAXHIM PROJEKTESH” (FOKUSI: PËRGATITJA E APLIKIMIT PËR PROJEKTET E BE)

Data e fillimit: 15 MARS 2016

Lektore Dr. Vjollca Baçka

Objektivat e Kursit

  • Të aftësojë aplikuesit potencialë për të përgatitur / dizenjuar një projekt- propozim të suksesshëm.
  • Të përcjellë zhvillimet më të fundit në lidhje me instrumentin e ri financiar të BE për periudhën 2014-2020, duke identifikuar sektorët potencialisht më strategjikë për t’u financuar.
  • Të thellojë njohuritë lidhur me rregullat dhe procedurat ligjore të aplikueshme për asistencën financiare të BE.
  • Të njohë aplikuesit me fazat nëpër të cilat kalon procesi i shqyrtimit dhe aprovimit të projekt- propozimit të tyre.
  • Të mundësojë zgjerimin e burimit të marrjes së informacionit lidhur me projektet e financuara nga fondet e BE.

Përmbledhja tematike:

  • Kuptimi i Projektit dhe Cikli i jetës së Projektit
  • Kritetret e perzgjedhjes së Projektit.
  • Përqasja e kuadrit logjik, Analiza e Problemeve, Hapat kryesorë të këtij procesi
  • Identifikimi i Projektit, hartimi, palët e interesuara, kërkime
  • Përzgjedhja e kritereve të Projektit.
  • Skedulimi aktiviteteve te projektit,buxhetimi
  • Kompletimi i kornizës logjike. Tri fazat : përmbledhja e objektivave, supozimeve , indikatorëve .
  • Rast Studimi i fazave të Projektit sipas eksperiencës së Bashkimit Europian.
  • Auditimi i Projektit , Monitorim ,Rishikim,Raportimi final.

Kursantët do të pajisen me ÇERTIFIKATËN ‘ISSAT’, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit, Tiranë, Shqipëri.

Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja ; pasaporta dhe fotokopja; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar

Numri i vendeve të lira për regjistrim i kufizuar.
Adresa : Rruga e Kavajës, Tiranë
Tel: 04 22 60 035 / 068 28 06 244; [email protected]