Instituti i Ekspertëve Fiskalë fillon trajnimin e formimit profesional për ekspertë fiskalë.
Programi përmban njohuri nga:
- Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë.
- Legjislacioni Doganor.
- Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar.
- E drejta Tregtare.
- Analiza e Pasqyrave Financiare.
Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Institutit të Ekspertëve Fiskalë dokumentat e mëposhtme:
› Kërkesë për regjistrim e shoqeruar me CV.
› Fotokopje e diplomës e noterizuar (diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).
› Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.
› Dy fotografi per dokumenta
› Mandatpagesën me tarifën e regjistrimit.
Regjistrimet bëhen deri me date 10 Mars 2016
Programi fillon me 11 Mars 2016.
Leksionet do të zhvillohen çdo fundjave, ditën e premte në orën 16:00 – 19:30 dhe ditën e shtunë ora 09:00 – 13:30.
Programi zgjat 8 javë. |