FASHION AND LIFESTYLE – INTERNATIONAL FAIR, Panairi më i madh i modës dhe stilit të jetës në Shqipëri.
Fashion and Lifestyle do të organizohet në datat 17-20 Mars 2016 nga EXPOCITY Albania.
Do të jenë prezent gjithë markat më të njohura shqipëtare dhe internacionale, të ndarë në sektorë të ndryshëm sipas tipologjisë. Fashion and Lifestyle do të jetë platforma e takimeve dhe blerjeve të privilegjuara, platforma ku vihen në bashkëpunim përfaqësuesit e ekskluziviteteve, prodhuesit më të mëdhenj, krijuesit dhe stilistët më me emër, disenjatorët dhe ofruesit e një stili jete, ku çdo kush identifikohet.
Gjatë katër ditëve të panairit do të propozohen konferenca me tematika të ndryshme, oferta pa fund për të gjithë sektorët pjesëmarrës. Specialistë të fushave të modës, disenjimit, konsulentë, etj.
|