Urojmë të jeni mirë,
Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon për anëtarët e saj kurset përgatitore për “Kontabilist i Miratuar” (SKK & SNK) për sezonin 2016 (për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale), sipas kalendarit te mëposhtëm:
Trajnimi i I-rë në Tiranë në datën 16 Dhjetor 2015 (16-24 Dhjetor 2015)
Trajnimi i II-të në Tiranë në datën 20 Janar 2016 (20-28 Janar 2016)
Trajnimi i III-të në Tiranë në datën 10 Shkurt 2016 (10-18 Shkurt 2016)
Trajnimi i IV-rt në Tiranë në datën 03 Mars 2016 (03-11 Mars 2016)
Kriteret e përgjithshme për të hyrë në Provimet e KM:
- Të keni mbaruar arsimin e lartë në fushën e ekonomisë.
- Të keni jo me pak se 3 vite pune, nga koha që jeni diplomuar.
- Të keni minimalisht 3 vjet përvojë profesionale të dokumentuar, që vertetohet me librezën e punës dhe vërtetimin e sigurimeve shoqërore të paguara.
- Të jeni trajnuar për Standardet Kombetare (SKK) dhe Ndërkombetare (SNK/SNRF) të Kontabilitetit qe zhvillohen nga Shoqata Profesionale.
Lidhur me pikën 4, SHKFSH organizon trajnimin 10-ditor, që do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00. (9 ditë rresht pa ndërprerje + 1 ditë konsulencë një javë para provimit të parë)
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit.
Shënim: Rregjistrimet për pjesëmarrje mbyllen një ditë para fillimit të trajnimit.
*** Për t’u anëtarësuar në SHKFSH mjafton të plotësoni Formularin e Anëtarësimit online dhe të ndiqni udhëzimet që ju vijnë në email pas plotësimit të formularit.
Lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që mund të keni,
Me urimet më të mira,
SHKFSH
Adresa: Blv. “Bajram Curri”, Kati i dyte, Pallati mbrapa shkolles se Baletit
Tel/fax +35542227555
Web: www.shkfsh.org
Mail: [email protected]
|