|
|
|
|
Në mbarim të kësaj dege do të çertifikoheni si
“MENAXHER MARKETINGU” të njohur nga shteti shqiptar. |
|
Ndërkohë përveçse do merrni profesionin e “MENAXHERIT TË MARKETINGUT” një profesion me shumë vlerë, ju do të aftesoheni plotësisht për të drejtuar fushatat e marketingut të kompanisë suaj ose kompanisë që ju jeni të punësuar apo që do punësoheni. Ju do të përgatiteni mbi bazat e marketingut , informacionin juridik dhe ekonomik të kësaj fushe.
Ju do të zhvilloni oratorinë tuaj por do të zhvilloni dhe fuqinë tuaj marketuese për të realizuar fushata të ndryshme ose për të shitur produketet tuaja. Ju do të aftësoheni si të menaxhoni burimet njerëzore brenda kompanisë por dhe të bëheni më social në biznesin tuaj, por do të fuqëzoni dhe fuqinë e lidershipit.
Një nga pikat më të rëndësishmë është së çfarë do të mësoni në ciklet e leksioneve, do i vini në praktikë ndërmjet praktikës së marketingut që do të realizohet nga akademia por dhe në bashkëpunim edhe me biznese të ndryshme.
Zyra e karrierës pranë Akademisë do të luaj dhe rolin e zyrës së punës ndërlidhëse ku do të realizojmë lidhjen e studentëve me biznese të ndryshme shqiptare e të huaja, ku studentët mund të punësohen në këto kompani.. Akademia në mënyrë të vazhdueshme dhe pas ciklit të studimeve që ju do të realizoni pranë nesh, do të kryej konferenca biznesi ku do të ftoj dhe do të ketë në epiqendër të saj studentët e akademisë, promovimin e tyre, dhënien e mundësisë studentëve dhe ish-studentëve për t’u bërë pjesë e strukturave të ndryshme ekonomike dhe të biznesit, në privat dhe shtet.
Pas mbarimit të kësaj dege ju mund të ushtroni në vazhdim profesionin e MENAXHERIT TË MARKETINGUT në biznese private, shtetërore, në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K), shoqëri aksionare (sh.a) apo të realizoni marktingun e biznesit tuaj apo sektorit të cilën do të mbuloni. |
|
|
|
|